6.1 C
Pristina
Monday, January 17, 2022
Home SOCIALE Hera e parë që ndodh, njeriut i vendoset një zemër derri

Hera e parë që ndodh, njeriut i vendoset një zemër derri

Një 57-vjeçari në Shtetet e Bashkuara të Amerikës i është bërë një transplant zemre, me organin e ri që është marrë nga një derr i modifikuar gjenetikisht, një procedurë që zhvillohet për herë të parë dhe që i jep shpresë qindra mijëra personave që vuajnë nga sëmundjet e zemrës.

Operacioni i parë i këtij lloji zgjati 8 orë dhe doktorët amerikanë thonë se David Bennett Sr. ndihet shumë mirë.

“Zemra po punon normalisht. Jemi shumë të emocionuar, por ende nuk e dimë se çfarë do të na rezervojnë ditët në vazhdim, pasi bëhet fjalë për një transplant që nuk është bërë kurrë më parë”, tha Dr. Bartley Griffith, drejtori i programit të transplantit të zemrës në qendrën mjekësore ku u zhvillua operacioni.

Vitin e kaluar, në SHBA iu nënshtruan transplantit të organeve 41 354 persona, shumica e të cilëve bënë transplant veshkën. Por, ka mungesë organesh dhe për këtë arsye, 12 amerikanë vdesin çdo ditë pasi nuk gjehet organ për ta.

Shkencëtarët po punojnë intensivisht për të krijuar derra, organet e të cilëve pranohen nga trupi i njeriut, në mënyrë që njerëzit të mos vuajnë më mungesën e organeve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Ekspozohet krokodili i gjetur nën dyshemenë e një shkolle

Një skelet 120-vjeçar i një krokodili i zbuluar nën një klasë shkolle është ekspozuar. Zbulimi i çuditshëm u bë kur ndërtuesit...

“Serbët dërgohen në ferr”, kjo është ballina e famshme e 24 marsit 1999

Ishte marsi i vitit 1999 dhe e gjithë bota i kishte sytë nga Kosova dhe kjo vinte jo vetëm për shkak të...

“Nëntori i dytë”, ja pse u hoq pjesa kur Isa Boletini luftonte me serbët

Eriona Vyshka, specialiste në Arkivin Qendror të Filmit tregon mbi kërkimet për të gjetur pjesën e censuruar nga filmi “Nëntori i dytë”...

Nëse shihni një shishe plastike te rrotat e veturës, jeni në rrezik

Ndonjëherë mjafton vetëm një moment pakujdesie për t’u grabitur, madje edhe për të mbetur pa veturë. Një nga metodat...

Recent Comments