Më 1983, pas lansimit të albumit “The Final Cut”, Roger Waters shpall shpërbërjen e grupit Pink Floyd, i bindur se anëtarët tjerë nuk janë kreativë për të bërë muzikë të denjë për një grup të madh. Por, gjërat do të ndryshojnë pas pak vitesh, shkruan Telegrafi.

David Gilmour, Nick Mason dhe Richard Wright ribashkohen për një album që i tëri do të bazohet në idetë e tyre e pa ndikimin e liderit të mëparshëm, Roger Waters. Të drejtën për ta përdor emrin Pink Floyd ata e fitojnë pas një kontesti gjyqësor.

Fjala është për albumin “A Momentary Lapse of Reason” që do të dal në shitje më 1987. Për kopertinën e albumit u përdorën 700 shtretër spitali në plazh. Ideja i erdhi dizajnerit dhe bashkëpunëtorit shumëvjeçar të grupit, Storm Thorgerson, pasi e dëgjoi këngën “Yet Another Movie”. Shtretërit radhiten nga Colin Elgie, për të krijuar iluzionin e një vargu të pafund. Ndërkaq, fotografia është bërë mjeshtri Robert Dowling i cili me këtë realizim fiton çmimin e Shoqatës së Fotografëve.

Pas albumit, pason një prej koncerteve më të suksesshme në histori, “Delicate Sound of Thunder”. Të njëjtin vit, më 1988, ish-anëtari i grupit, Roger Waters ishte në turne me albumin “Radio K.A.O.S.”. Ironia ishte që në të njëjtin qytet ai mezi mbushte një sallë koncerti me dymijë vet, ndërkaq anëtarët e tjerë të grupit, me këngët e tij të realizuara vite më parë, mbushnin stadiumet me 70 mijë vetë. Sepse, Pink Floyd është… thjesht brend! /Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here