Homeri është poeti grek i shek VIII pr.K edhe pse data e lindjes dhe vendlindja e tij nuk dihen ai ka shkruar dy nga veprat më influenuese të historisë “Iliada” dhe “Odiseja”.

E para i kushtohet luftës së grekëve kundër Trojës, ndërsa e dyta vështirësive të udhëtimit të Odiseut gjatë kthimit të tij në atdhe.

  • Iliada, Libri II, XVI, XVII, XXI

O Zeus, mbret dodonas e pellazgjik që banon larg që kujdesesh për Dodnën dimërkeqe… I biri i shkëlqyshëm i Lethos të Pellazgut, Hipotheu e tërhiqte prej këmbe përmes përleshjes së tmerrshme (kufomën e Patroklit të vrarë) lidhur me tërkuzë nga kyçi i këmbës, për t’i bërë qejfin Hektorit dhe trojanëve.

I pari foli Akili hyjnor këmbëshpejti: “Kush je ti prej burrave që kundër meje guxon të vish? Është fatkeq ai djalë që mërinë time kundërshton.”

Atij menjëherë iu përgjigj i biri i shkëlqyer i Pelegronit: “O Pelid zemërgjerë, për fisin tim pse pyet? Jam nga Paionia (mbretëri në Epir) pjellore dhe e largët, burrave paionë heshtëgjatë u prij, kam njëmbëdhjetë ditë që kam ardhur në Ilion…”

  • Odisea, Libri XIV, XXI

U ndava, shkruan Homeri te “Odisea”, (libri XIV) për nëntë ditë, kurse në natën e dhjetë të zezë, vala e madhe më shtyu në tokën e thesprotëve (fis ilir). Këtu më priti mbreti i thesprotëve, Feidoni, hero e bujar; i biri i tij i dashur erdhi të më marrë në shtëpi, i dërrmuar nga të ftohtit e nga lodhja; pasi më ngriti, më çoi në pallatin e të atit ku m’i dha të dyja; këmishë dhe mantel.

…Unë tani mora vesh kthimin e Odiseut , diku në tokat pjellore të thesprotëve ku jeton dhe sjell thesare të shumta dhe të çmueshme…

Kështu më tha mbreti i thesprotëve Feidoni, i cili pasi u bëri fli Perëndive të pavdekshme, kishte përgatitur një anije të shpejtë dhe bashkë me njerëz e kishte nisur për të çuar Odisenë në atdheun e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here