6.1 C
Pristina
Tuesday, January 25, 2022
Home HISTORI/ARKEOLOGJI "Për të mbrojtur vatanin,duhet me luftuar si shqipe dhe jo si pulë"-Halil...

“Për të mbrojtur vatanin,duhet me luftuar si shqipe dhe jo si pulë”-Halil Alia,ushtaraku i pashembullt

Halil Selim Alia;
Ushtarak. Lindi më 15 korrik të vitit 1910, në
fshatin Fushë-Alie të Peshkopisë. Ndoqi shkollën konviktore 6 vjeçare
Internat Dibra, në Kastriot, të cilën e
mbaroi në vitin 1929. Më 1933 kreu Shkollën
Mbretnore Ushtarake, Dega Fonderi-
Artileri, në Tiranë. Pas pushtimit italian të Shqipërisë,
Halil Alia u kthye në punë me gradën
e mëparshme si komandant i Baterisë
75/13 dhe u caktua nënpunës shërbimi
në Shkodër. Që këtu u thirr në Tiranë, ku
mori detyrën për formimin e reparteve
të milicisë në Dibër. Më 11 maj 1942 u
zgjodh deputet i Tokave të Lirueme. Më 8
korrik 1944 u zgjodh unanimisht kryetar i
Besëlidhjes Antikomuniste, që u mbajt në
Fushë-Alie me pjesëmarrjen e më shumë
se 5000 burrave të ardhura nga e gjithë
treva.
Më 8 Korrik të 1944, krerët e Dibrës lidhenbesen për Luftë të ashpër kundra komunizmit, nga frika e këtij bashkimi më 8 korrik 1944 Çetat partizane te Haxhi Lleshit, Esat Ndreut, Faik Shehut, dhe Batalioni i dytë i Brigadës V Ferik Rodovickes me Komandant, Myslym Shyrin, me një fuqi me përmasa të madha në armatim e këmbësorie vendosin të godasin Kullat e Halil Alisë pasi kishin informacion se Halil Alia kishte numër të pakta forcash.
Komunistët kishin munduar disa herë të marrin nënkontroll Dibren, por pa rezultat për arsye se komunistët nuk kishin aq shumë mbështetje në Dibër për arsyen komunistët ishin në një linje me armikun Shekullore të popullit Shqiptar, Sllavin, ata ishin të betuar në draper e çekan, që me çdo kushte e çdo çmim Dibra duhej të vehej nënkontrollonin komunist, Faik Shehu, Esat Ndreu kishin të njëtin mendim të sulmonin Halil Alinë, kurse Haxhi Lleshit e Sotir Vullkani donin të sulmonin më parë, Fiqir Dinen dhe Kaloshet në Kander. Në kujtimet e tij Haxhi Lleshit, thotë e kuptova pse Esadi me Faikun donin të sulmonin Halil Alinë ishte etje për hakemarrje.
Natën e 8 Korrikut 1944 ne pabesesi Sulmojnë kullat e Halil Alinë, ishte një Luftë shumë e ashpër për më shumë së dy orë, partizanët tërhiqen në drejtim të malit të Korabit duke lënë 180 të vrarë e shumë të plagosur dhe 30 robër, robërit u lanë të lirë nga vetë Halili, e me besë të tij u përcollën siç e ka zakon Dibrani. Humbjet ishin të madha nga të dyja palët në radhët e Partizanëve të vrarë ishin, komandat i Batalionit Demir Gashi, Komisari Myslym Shyri, Hasan Luma, Riza Doda, Stefan Luarasi, Man Jellën, Ismail Caken, Meriman Jakupi, Ibrahim Shehu (kushëri i Mehmet Shehut), Mersim Hysaj, Selam Arrezen, Misto Zverinën, Ahmet Bektashi, Aleks Thanasi, Pino Pirro, Asllan Demiku etj.
Pas kësaj humbje të madhe në shenjë hakmarrjeje më 27 korrik 44, brigada IV V Sulmues me përforcim nga çetat Maqedonase të udhëhequr nga Hysni Kapo, Shefqet Peçi, Kadri Hazbiu, Josif Pashko, Hito Çako, pergjesja e rinisë Vera Pojani. Sulmuan Fshatrat Fush Alie, Blliçe, Sinen e Epërme, etj. Si hakmarrje për humbje e madha të 8 korrikut 1944, duke djegur të gjitha fshatrat përreth, duke vrarë plot 64 fshatar të pambrojtur; ndërkohë vetë Halil Alia ndodhej në Shkodër në mbledhjen e nacionalistëve, Halil Alia ishte në luftë me komunistët, me sllavë e jo me bashkë kombësitë; lind pyetja të gjith këta partizane të ardhur në Dibër nga e gjithë Shqipnia, me kënd luftonin? kundra kujt Luftonin?! Komunstët luftonin vetëm të vërtetën që Halil Alia shpërndate në popull duke iu treguar ftyren e vërtetë të komunistëve se kush janë dhe çfarë planesh kanë për Shoqërinë dhe Shqiptarët.
Ah, ndali bre qentë e Ballkanit,
Ku po shkoni bre K’lyshet e Dushanit?
Po a se dini se, Halil Alia ka burra për fush t’mejdanit?
Që kërkon ndera e shqipërisë
K nji zemër si të luanit.
1944, në Dhjetor;
Tuj ra shi e tu ra borë,
Pushkë e madhe n’Kolosian,
Në Kolosian t’Spahia,
Po lufton Halil Alia,
Petrit Dume shumë asgan,
Dil Halil i ka thanë,
Je n’besë der n’Tiran,
E Halili i a gërmue,
Unë një herë jam betue,
Pushkën kurrë mos m’lëshua,
Nuk luftoj me leprina,
Po kam qef burra trima,
Atëherë pushka po kercet,
300 burra me 7 vet,
Rifat Spahia nje Lumjan,
Sa i pabesë kishte qenë,
Kur kan dalë në oborr,
Breshëri qumash n’kraharor,
Halil Alia n’sokak i mbuluar krejt me gjak,
Një selam Dibrës i ka çue,
Ti moj Dibër moj qaj për mua,
Se Shqipnia ka më kërkuar,
Mbani mend ç’ju kam thënë,
Edhe këta që sot me vranë,
Shpejtë e shpejtë do bëhen,
Pishman.


Shkroi:Ergen Alia

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Do habiteni/Receta që mban zemrën e shëndetshme

Limoni dhe hudhra përdoren zakonisht për të marinuar mishin ose për t’i shtuar më shumë shije sallatës. Por duket...

Nën këmbët tona, shkencëtarët zbulojnë shenja të një strukture të fshehur brenda bërthamës së Tokës

Shkencëtarë kanë zbuluar shenja të një strukture të fshehur brenda bërthamës së Tokës. Duke folur për këtë zbulim ata janë shprehur se...

“Gjuha shqipe është më e vjetër se greqishtja dhe latinishtja”

Në librin “Etnologjia e Shqiptarëve” , Kristo Frashëri na e paraqet zbërthimin që Sami Frashëri i kishte bërë...

Darka e Lamës!

Siç dihet nga e kaluara jonë e lashtë ndër vite, shqiptarët kanë trashëguar doke dhe tradita të sakrifikimit, përkujtimit, gëzimit dhe falenderimit.

Recent Comments