6.1 C
Pristina
Sunday, January 23, 2022
Home HISTORI/ARKEOLOGJI Historiku i shkurtër i racës Deltari Ilir

Historiku i shkurtër i racës Deltari Ilir

Nga Muhamet Nikqi

Zanafillën e ekzistimit të kësaj race qenësh duhet kërkuar prej kohës se Perandorisë Pellazge.

Informatat për qen gjatë shekujve janë zhdukur por historia, kërkimet arkeologjike . . . na lënë të kuptojmë se qentë e parë këtu ishin RUAJTËSIT E KOPEVE –  QUEN – ët, të cilët mund të haseshin në kohën e BRONZIT të hershëm.

Pas periudhës së gjuetisë erdhi periudha e rritjes së shtazëve. Ndërsa për ruajtjen dhe ndihmën rreth tyre u shfaqën nevoja për lloje të ndryshme të qenve.

Në kohën e periudhës se qytetërimit Ilir ( shek V- II p.e.s). në territorin e Ilirikut, shfaqen lloje të ndryshme të qenve. Rrethi dhe ambienti kanë ndikuar shumë në zhvillimin e tyre   . Në pjesë malore janë zhvilluar qenë më të rëndë dhe më të fuqishëm, në rrafshina qenë më të shpejtë dhe më të lëvizshëm. Iliria si koncept gjeografik është e njohur qysh në shek.. V .p.k, shtrihej në dy anët e Adriatikut, kryesisht duke mbuluar pjesën e sotme jug-perëndimore të Evropës jugë-lindore. Iliret ishin ndarë në shumë fise barinjsh, që lëviznin midis kullotave dimërore dhe verore dhe që ishin në luftë të vazhdueshme mes tyre, të cilat lufta  linin shkatërrime të mëdha (e njohur si Desara Dardania).

Përveç që ndërtonin vendqëndrime në lartësi për tu mbrojtur, kishin edhe qentë e tyre që shërbenin gjithashtu për mbrojtjen e tyre.

Në kohën para pushtimeve Romake (shek II p.e.s shek III e.s), vlen të përmendim qentë që në provincën Ilire Delmacia quheshin DELMER (delme, Delmer, qen dhene, ruajtës i deleve sheep-dog), duke pas parasysh se edhe provinca është quajtur Delmatia sipas vendit ku më se shumti kultivoheshin delet.

Në brendësi ishte fisi i njohur Albanët (Albanoi i regjistruar edhe në hartat gjeografike të shek. II. p.e.s) kultivonin qenë të mëdhenj, Qen t´bani, kasollesh . . .

Ndërsa në Dardani kultivoheshin Ruajtësit Dardan. (Janë të njohura dy familje senatorësh nga Dardania për mbajtje të Ruajtësve Dardan në oborret e tyre, ishin senatorët Huri-e dhe Ponti, gjysma e dytë e shekullit  II dhe gjysma e parë e shekullit III).

Edhe fqinjët e Ilirëve, në kohën antike, në jug Grekët, në lindje Trakasit, dhe Maqedonisë antikë, kishin qenë të ngjashëm. Deri në rënien e këtyre dinastive në duart e perandorisë Romake, secili territor kishte qenë të llojit të vetë.

Linguistika kinologjike kishte terminologji autoktone, për ndryshim nga ajo zyrtare, latine.

Të rëndësishme ishin luftërat Iliro Romake që filluan me 229 p.k. Romakët i pengonte autoriteti i gruas tek Ilirët, konkretisht Mbretëresha Teutë, mbretëresha më energjike e kohës, dhe Kusaria Ilire. Pas largimit nga Shkodra kaloi në Risan ku e kaloj pjesën e fundit të jetës së saj.

Ilirët u pushtuan në 178 p.k. për përballimin e fundit udhëheqësit Ilir u tubuan në Shkodër në krye me prijësin mbretin Genti, ku dhe humbi pavarësia e tyre, 167 p.k.

Me rastin e festimit të fitores, perandori Romak LUCIE ANICIE ekspozoi në Romë një pasuri të madhe të plaçkitur në Iliri: 27 barrë (1 barrë ka qenë e barabartë me 100kg) ari, 19 barrë argjend, 13 mijë dinar (monedha Ilire) dhe 120 copë monedha argjendi Ilire, shumë bagëti. . . dhe qenë Ilir.

Në kohë të përafërt edhe në Jug të Ilirikut kur mbreti i Maqedonisë Persej tentoi të lirohet nga Romakët, këta të fundit dërguar PAVLO EMILION i cili më herët mundi Persianet (të cilët ishin të njohur për të ashtuquajturit „Qentë e Vdekjes“), në PINDE –MOLLOSI, viti 169 p.k mundi edhe Maqedonët.

Edhe këtu Romakët erdhën të gjahu më i madh që kishin gjetur ndonjëherë. . .

Për qentë e kohës antike në Ilirik dhe më gjerë si qen ruajtës, të pasurive, tokave. . . shkroi COLLUMELLA (jetoj në shekullin I p.e.s), ndërsa ligjëruesi i Ilirishtes i lindur me 116 p.k. nga Rijeti – Itali, Terenzio Varrone ka përshkruar Qentë Ilir si Canis Pastoralis, dhe Canis Montanus.

Rendësi për Deltarin Ilir dhe racat tjera të ngjashme që ekzistojnë sot, të cilat janë zgjeruar prej Ilirikut nga lindja në perëndim në ekspansionet Romake dhe kohën e Kelteve në  Mediteran, Pirinej, Masivin Qendror Francez, Alüer, Tatra, Transilvani… rrol të veçantë luajnë Qentë Molos apo Qentë Pyrrik. (Aristoteli në ´´ PERI ZOON´´- De Animalium historia) të gjitha kafshët shtëpiake thirreshin në emrin e Pirros ashtu edhe qentë.

Ndërsa pushtimet e Aleksandërit të Madh i cili jetoi ne shekullin III. p.e.s. mundi Persianët, pushtoi Egjiptin e Babiloninë dhe themeloi Aleksandrinë, në pushtimet e tij përdori  Qen Ruajtës Dardan, që tregon se qentë ishin këtu e nuk kanë ardhur nga anash. Pavarësisht ndikimeve të civilizimeve dhe tregtisë së kripës, kafshëve e nganjëherë edhe ruajtësit e tyre, përmes rrugës Via Egnatia, në Ilirik qentë kanë mbetur kompakt.

Në kohën e antikitetit të vonë (shek IV-VI t.e.s, fillon epoka e errët në gadishullin Ilirik, e cila vazhdon edhe në kohën e mesjetës se hershme (VII-XIII t.e.s), ku qentë pas rrënjës së Perandorisë Perëndimore Romake patën humbur vlerën. Në ketë periudhë vlera e tyre fillon të ringjallët.

Kështu në Ilirik pavarësisht ardhacakëve Etnokinologjia është e pa ndashme edhe pse Iliriku ekzistonte vetëm si koncept gjeografik e jo etnik.

Nga periudha e mesjetës se mesme e gjerë më sot janë krijuar shumë raca autoktone, pavarësisht se gjeneza e tyre është e përbashkët, duhet theksuar se nuk është e mundur që qentë të cilët erdhën me popujt ardhacak, të kenë qen më tepër në numër sesa qentë vendas.

Në mesjetë, janë të rëndësishëm shënimet e Kanunit të Lekë Dukagjinit dhe Kanunit të Labërisë – të  cilët i përshkruajnë 4 lloje të qenve, (qentë e deleve, qentë ruajtës, qentë e gjuetisë – ndjekësit dhe qentë e oborrit, kishte edhe një lloje tjetër të ngjashëm me Salukin por më konstitucion trupor më të gjerë që populli i quante Langoi ose Ugar të cilët gjithashtu kanë shërbyer për gjueti në egërsira të mëdha kryesisht për gjueti në dera të egër), çfarë i hasim në shkrimet e Collumellës.

Shënime për qentë e njëjtë për të cilët fliste Terenzio Varone rreth një shekull më vonë i gjejmë në Kroaci… në shënimet kishtare, Është karakteristikë që në atë kohë shumica e priftërinjve kishin shkuar nga Shqipëria, sidomos Françeskanët.

Edhe udhëpërshkruesi osman Evlija Çelebija i cili vizitoi Shqipërinë, Kosovën 1661-1662, qent e deleve ose ruajtësit e kopeve i quajti ”Arnavudluk Çoban Kopegi”.

Deri sa shumë shtete të Evropës në shek. XIX kishin formuar shtetet e tyre dhe kishin asociacione kinologjike, Ballkani gjendet në errësirë. Ngjarjet dramatike… kinologjikisht Jugosllavia e parë e cila u krijua në territorin Ilirik ishte deri diku e avancuar. Kështu nga kjo popullatë qensh për të cilën folëm më herët u krijuan raca të qenve me emrin Ilir si Ruajtësve të kopeve dhe të ndjekësve. Për qentë e llojit të tillë shkruan edhe Dr. Rudo Vukina (1950) paraqet qentë ilir të deleve të cilët janë: Tornjaku, Qentë e Durmitorit dhe të tërë hapësirës së Jugosllavisë së atëhershme. Për shkaqe të ndryshme emrat e tillë më vonë u ndryshuan.

Fundi i shekullit XX përjetoi, si në Evropë ashtu dhe në Ballkan, ndryshime dramatike… dhe nga Qentë Ilir, secili shtet i ri krijoi racat e veta “autoktone” si Sllovenia, Kroacia, Bosnja, Serbia, Maqedonia. E pa regjistruar ka mbetur raca autoktone e cila i ka mbijetuar të gjitha furtunave të kohës -Deltari ilir- i cili kohëve të fundit është standardizuar nga kinologët e Kosovës dhe Shqipërisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

OBSH paralajmëron se Omicron nuk do të jetë varianti i fundit

Një zyrtare e lartë e Organizatës Botërore të Shëndetësisë paralajmëroi shtetet që mendojnë se kishin kaluar më të keqen e Covid-19 pasi...

Vitamina D mund të mbrojë trupin nga disa lloje të kancerit

Të pasurit e një niveli të ulët vitamine D mund të lidhet me një risk më të lartë për zhvillimin e disa...

Simbolet që përdori principata e Kastriotëve

NGA: GJON KEKA Në kuadër të simboleve të kombit tonë arbëror europian më i rëndësishëm është konsideruar simbili i Principatës...

Takimi me diktatorin Enver Hoxha e çoi në ekzekutim/Historia e trishtë e Sebiha Kasamatit

Marrëdhënia e grave me shkencën është karakterizuar gjithmonë nga një rrugë e përpjetë qoftë në sferën kulturore, qoftë në atë profesionale. Për...

Recent Comments