6.1 C
Pristina
Sunday, January 23, 2022
Home HISTORI/ARKEOLOGJI Shkëputja e Luginës së Preshevës nga përbërja e Kosovës më 1912

Shkëputja e Luginës së Preshevës nga përbërja e Kosovës më 1912

Më 3 shtator të vitit 1843, magjistri i gjeologjisë Warington Wilkinson Smyth si stipendist i Universitetit të Kembrixhit ishte gjetur në rrethinat e Vrajës. Në udhëpërshkrimin e tij me titull “A Year With The Turk, or Sketches of Travel in the European and Asiatic Dominions of the Sultan”, të botuar në New York në vitin 1854, Smyth paraqet detaje nga zhvillimet e atyre ditëve.

“Përfundimisht rreth mesnatës arriti lajmëtari dhe i brengosur na tha se nuk kishte arritur të hynte në qytetin e Vrajës, ngase pas çdo peme apo muri qëndronin shqiptarët e armatosur me pushkë të gjata. E gjitha që kishte arritur ta mësonte lajmëtari ishte se në mëngjesin e ditës që po përmbyllej, në rrugët e Vrajës ishin zhvilluar luftime të rrepta midis kryengritësve shqiptarë dhe ushtarëve turq, me ç’rast disa prej tyre ishin vrarë, ndërsa vetë pashai ishte mbyllur në sarajin e tij”, shkruante ai. Kjo ishte pak e shumë gjendja e cila kishte mbretëruar në Luginë të Preshevës që nga gjysma e dytë e shekullit XIX, shkruan sot Koha Ditore.

Por shkakun e vërtetë të kryengritjes së shqiptarëve të trevave të Luginës së Preshevës kundër Hysen Pashës, Smyth e kishte mësuar nga një i familjar i vetë pashës së Vrajës: “Ka kohë që shqiptarët ishin të pakënaqur me pushtetarin e kësaj krahine”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Simbolet që përdori principata e Kastriotëve

NGA: GJON KEKA Në kuadër të simboleve të kombit tonë arbëror europian më i rëndësishëm është konsideruar simbili i Principatës...

Takimi me diktatorin Enver Hoxha e çoi në ekzekutim/Historia e trishtë e Sebiha Kasamatit

Marrëdhënia e grave me shkencën është karakterizuar gjithmonë nga një rrugë e përpjetë qoftë në sferën kulturore, qoftë në atë profesionale. Për...

Në gjurmët e alfabetit 500 vjeçar të shqipes te arbëreshët e Rusisë

Në jug të Rusisë është zbuluar një monument arkeologjik që dokumenton shkrimin e vjetër në gjuhën shqipe dhe kjo është e mahnitshme!

Pilotët kapin pamje të flotës së dyshuar të UFO-ve duke fluturuar në formacion mbi Paqësor (video)

Një pilot amerikan duket se ka regjistruar një video të asaj që ai beson se është një flotë mjetesh aliene që fluturojnë...

Recent Comments