6.1 C
Pristina
Monday, January 17, 2022
Home KËSHILLA 6 mënyra natyrale për të pastruar mushkëritë

6 mënyra natyrale për të pastruar mushkëritë

Thithja e ajrit të ndotur, tymit të cigares dhe të toksinave të tjera mund të na dëmtojë mushkëritë.

Për këtë arsye kemi përzgjedhur disa metoda që ndihmojnë në hapjen rrugëve të frymëmarrjes, përmirësimin e kapacitetit të mushkërive dhe uljen e inflamacionit.

Terapia me avull

Thithja e avujve të ujit shton lagështinë në ajër,gjë e cila ndihmon në lirimin e menjëhershëm të rrugëve të frymëmarrjes dhe në nxjerrjen e mykut.

Kollitja e kontrolluar

Kollitja e kontrolluar është një ushtrim që ndihmon në largimin e mukusit të tepërt në mushkëri.

1. Për të realizuar këtë ushtrim ndiqni këto hapa:

2. Uluni në një karrige me shpatulla të relaksuara .

3. Mbështillni krahët mbi stomak.

4. Merrni frymë ngadalë përmes hundës.

5. Nxirrni frymë ngadalë ndërsa përkuleni përpara,duke i shtyrë krahët në stomak.

6. Kollituni 2 ose 3 herë gjatë nxjerrjes së frymës,duke mbajtur gojën paksa të hapur.

7. Thithni ajër ngadalë përmes hundës.

8. Pushoni dhe përsëriteni nëse e ndjeni të nevojshme

Nxjerrja e mykut nga mushkëritë

Kjo teknikë përfshin shtrirjen në pozicione të ndryshme për të përdorur gravitetin në nxjerrjen e mykut nga mushkëritë. Disa prej tyre zbatohen si më poshtë :

Qëndrimi në shpinë

• Shtrihuni në dysheme ose në shtrat.

• Vendosni jastëk poshtë ijeve,në mënyrë që ato të jetë në nivel më të latrë se gjoksi.

• Thithni ajër me ngadalë përmes hundës dhe nxirreni përmes gojës. Raporti duhet të jetë 1: 2 (një frymëmarrje dhe dy frymënxjerrje).

• Vazhdoni për disa minuta.

Qëndrimi në anë

• Shtrihuni në njërën anë, duke mbështetur kokën në një krah ose jastëk.

• Vendosni jastëk nën ije.

• Praktikoni modelin e frymëmarrjes 1: 2.

• Vazhdoni për disa minuta.

• Përsëriteni duke u kthyer në anën tjetër.

Qëndrimi në barkas

• Vendosni një pirg jastëkësh në dysheme.

• Shtrihuni me bark mbi jastëkët. Mos harroni të mbani ijet në nivel më të lartë se gjoksi.

• Vendosni krahët nën kokë për mbështetje.

• Praktikoni modelin e frymëmarrjes 1: 2.

• Vazhdoni për disa minuta.

Stërvitja

Stërvitja bën që muskujt të punojnë më shumë,kjo gjë rrit ritmin e frymëmarrjes,duke çuar në një furnizim më të madh të muskujve me oksigjen. Në këtë mënyrë përmirësohet qarkullimi i gjakut duke e bërë trupin më efikas në eleminimin e tepërt të dioksidit të karbonit që trupi prodhon kur ushtrohet, raporton TCH.

Me kalimin e kohës muskujt do fillojnë të përdorin oksigjenin në mënyrë më efikase dhe të prodhojnë më pak dioksid karboni Kujdes : Njerëzit me probleme të rënda të mushkërive duhet të këshillohen fillimisht me mjekun.

Çaji jeshil

Çaji jeshil përmban shumë antioksidantë të cilët ndihmojnë në reduktimin e inflamacionit në mushkëri.

Ushqimet anti-inflamatorë

Të përfshini në regjimin tuaj ushqimor këto produkte: turmeriku, zarzavatet jeshile, qershi, boronicat, ullinj, arra, fasulet, thjerrëzat.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Ekspozohet krokodili i gjetur nën dyshemenë e një shkolle

Një skelet 120-vjeçar i një krokodili i zbuluar nën një klasë shkolle është ekspozuar. Zbulimi i çuditshëm u bë kur ndërtuesit...

“Serbët dërgohen në ferr”, kjo është ballina e famshme e 24 marsit 1999

Ishte marsi i vitit 1999 dhe e gjithë bota i kishte sytë nga Kosova dhe kjo vinte jo vetëm për shkak të...

“Nëntori i dytë”, ja pse u hoq pjesa kur Isa Boletini luftonte me serbët

Eriona Vyshka, specialiste në Arkivin Qendror të Filmit tregon mbi kërkimet për të gjetur pjesën e censuruar nga filmi “Nëntori i dytë”...

Nëse shihni një shishe plastike te rrotat e veturës, jeni në rrezik

Ndonjëherë mjafton vetëm një moment pakujdesie për t’u grabitur, madje edhe për të mbetur pa veturë. Një nga metodat...

Recent Comments