Exo Mars Trace Gas Orbiter (TGO), një mision i përbashkët i Agjencisë Evropiane Hapësinore (ESA) dhe Agjencia Hapësinore Ruse (Roscosmos) ka zbuluar sasi të konsiderueshme të ujit të fshehur nën sipërfaqen e Marsit, në kanionet Valles Marineris. Sipas ESA, zona e pasur me ujë është sa madhësia e Holandës.

Uji, i fshehur nën sipërfaqen e planetit të kuq, u zbulua nga instrumenti FREND i anijes kozmike, e cila harton hidrogjenin në shtresën e sipërme të tokës së Marsit. Ndërsa uji dihet se ekziston në Mars, pjesa më e madhe gjendet në rajonet e ftohta polare të planetit si akull.

“FREND zbuloi një zonë me një sasi jashtëzakonisht të madhe hidrogjeni në sistemin kolosal të kanionit Valles Marineris. Duke supozuar se hidrogjeni që shohim është i lidhur në molekulat e ujit, deri në 40% e materialit afër sipërfaqes në këtë rajon duket të jetë ujë”, tha Igor Mitrofanov nga Instituti i Kërkimeve Hapësinore ruse.

“Ky zbulim është një hap i parë i mahnitshëm, por ne kemi nevojë për më shumë vëzhgime për të ditur me siguri se me çfarë forme uji kemi të bëjmë,” tha Hakan Svendham i ESA. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here