Në 6 dhjetorin e vitit 1823 u lind Friedrich Max Muller, filolog gjerman dhe orientalist (vdiq më 1900).
Në vitin 1844, para se të fillonte karrierën akademike në Oksford, Muller studioi dhe vazhdoi kërkimet në sanskrit nën albanologun Franz Bopp, i njohur si dijetari i parë sistematik i gjuheve indoevropiane.
Këto studime e bënë Mullerin t’a lidhte historinë e gjuhës me historinë e fesë, duke dalë me teorinë se mitologjia është “sëmundje e gjuhës”, që do të thotë se miti transformon konceptet në qenie dhe tregime.
Sipas Müllerit, “Perënditë” filluan si fjalë për të shprehur idetë abstrakte, dhe më pas u shndërruan në personalitete të imagjinuara. Kështu, fjala indo-evropiane “At – Zot” shfaqet me emra të ndryshëm: Zeus, Jupiter, Dyaus pita; të gjithë rrjedhin nga “Dyaus”, që nënkupton “dritë”, “ditë”, “ndriçon”, “ndriçim”, që çojnë në termat “deus”, “theos”, si emra të përgjithshëm për Zot, dhe për “Zeus” e “Jupiter” (që rrjedh nga Deus – Pater).
Në këtë mënyrë, shpjegon Muller, metafora personifikohet. Sipas Mullerit, shqipja është ilirishte, ose e vetmja gjuhë përfaqësuese e gjuhëve të ndryshme të ashtuquajtura barbare, që rrethonin dhe ngaterroheshin me dialektet greke.
Muller, në mënyrë te veçantë nuk pajtohet me teoritë e Darvinit se gjuha e njeriut mund të ketë evoluar nga gjuha e kafshëve.
Për këtë ai mbajti një ligjëratë në vitin 1873, dhe i dërgoi Çarls Darvinit një kopje, duke e siguruar se edhe pse nuk ishte dakord me disa perfundime të Darvinit, Muller ishte një nga lexuesit më të zellshëm dhe admirues i sinqertë i tij.