Nga Owen Jarus

Për më shumë se 1 mijë vjet, faraonët egjiptianë ndërtuan piramida dhe shpesh varroseshin nën ose brenda tyre. Faraonët egjiptianë ndërtuan piramida midis kohës së sundimit tëfaraonit Xhozer (vitet 2630-2611 Para Krishtit), që ndërtoi një piramidë me shkallë në Sakara, dhe deri në kohën e mbretit Ahmos I (1550-1525 Para Krishtit), që ndërtoi piramidën e fundit mbretërore të njohur në Abidos.

Këto piramida të famshme simbolizonin fuqinë dhe pasurinë e faraonëve, si dhe promovuan besimet e tyre fetar. Por pse egjiptianët e lashtë ndaluan ndërtimin e piramidave menjëherë pasi filloi e ashtuquajtura epokë e Mbretërisë së Re?Në Egjiptin e lashtë, ndërtimi i piramidave nisi të zbehet pas mbretërimit të faraonit Ahmos, teksa mbretërit nisën të varrosen në Luginën e Mbretërve në afërsi të kryeqytetit të lashtë egjiptian të Tebës, që ndodhej në Luksorin e sotëm.

Projekti “Theban Mapping” thekson në faqen e saj të internetit se varri më i hershëm mbretëror i konfirmuar në luginë u ndërtua nga Tutmosi I (1504-1492 Para Krishtit). Edhe paraardhësi i tij Amenhotep I (1525-1504 Para Krishtit), mund të ketë ndërtuar varrin e tij në Luginën e Mbretërve, megjithëse kjo është një çështje e debatueshme midis egjiptologëve.

Ndonëse nuk është plotësisht e qartë se pse faraonët nisën të heqin dorë nga ndërtimi i piramidave mbretërore. Por një faktor mund të kenë qenë shqetësimet e sigurisë.“Ka shumë teori. Por meqë piramidat nisën të plaçkiten, fshehja e varrezave mbretërore në një luginë të largët, të gdhendur në shkëmb, dhe me sa duket me shumë roje, ka luajtur një rol në këtë aspekt”-thotë Piter Der Manuelian, egjiptolog në Universitetin e Harvardit.

Sipas Manuelian edhe përpara se të hiqnin dorë nga piramidat mbretërore, ata kishin ndaluar praktikën e vendosjes së dhomës së varrimit nën piramidë. “Piramida e fundit mbretërore – ajo e Ahmosit I në Abidos, e kishte dhomën e saj të varrimit 500 metra larg në shkretëtirë”,- shprehet Eidan Dodson, egjiptolog në Universitetin e Bristolit.

Një shënim historik, që mund të përmbajë të dhëna të rëndësishme, është shkruar nga një njeri i quajtur Ineni, dhe që ishte përgjegjës për ndërtimin e varrit të Tutmosi I në Luginën e Mbretërve. Ineni shkroi:“Vetëm unë mbikëqyra gërmimin e varrit shkëmbor të madhërisë së tij, që askush të mos shihte apo dëgjonte”.

Ky procesverbal “sugjeron qartazi se fshehtësia ishte një element kryesor” thotë Ana Mejsi Rot, profesoreshë e historisë së artit dhe studimeve hebraike në Universitetin e Nju Jorkut.

Vetë topografia natyrore e Luginës së Mbretërve, mund të shpjegojë pse ai vend ishte i preferuar për varret mbretërore.

Ajo ka një majë të njohur tani si El-Qurn, që duket paksa si një piramidë. Ajo i ngjan shumë një piramide, dhe në një farë mënyre të gjitha varret mbretërore të ndërtuara në luginë u vendosën nën një piramidë, thotë egjiptologu Mirosllav Barta, zëvendës/rektor i Universitetit Çarls në Republikën Çeke.

Për faraonët egjiptianë, piramida ishte e rëndësishme pasi ishte një vend “ngritjeje dhe transformimi” në botën e përtejme, shkruan Mark Lehner, drejtor dhe president i “Ancient Egypt Research Associates”, në librin e tij  “Piramidat e plota:Zgjidhja e mistereve të lashta”.

Topografia e Luksorit, qëu bë kryeqyteti i Egjiptit gjatë Mbretërisë së Re (1550-1070 Para Krishtit), mund të ketë luajtur gjithashtu një rol në heqjen dorë nga ndërtimi i piramidave. Ajo zonë është “shumë e kufizuar në hapësirë, dhe me shumë gunga” tha Dodson.

Pra kryeqyteti i lashtë mund të ketë qenë shumë i vogël dhe sfidues nga pikëpamja arkitektonike, për të shërbyer si një vendndodhje e piramidave të reja. Ndryshimet fetare që e forcuan traditën e varreve nën tokë, janë një tjetër arsye e mundshme pse egjiptianët hoqën dorë nga ndërtimi i piramidave të mëdha.

“Gjatë Mbretërisë së Re, u bë shumë popullor koncepti i udhëtimit të mbretit nëpër Botën e Ulët, dhe kjo kërkonte plane të sofistikuara mbi varre të gdhendura me gurë nën tokë, thekson Barta. Dhe varret nëntokësore të gdhendura në Luginën e Mbretërve i përshtaten shumë mirë këtij koncepti.

Ndërsa faraonët hoqën dorë nga ndërtimi i piramidave, këtë praktikë e vazhduan individët e pasur privatë. Për shembull, arkeologët zbuluan në vitin 2014 një varr 3.300 vjeçar në Abidos, që u ndërtua për një shkrues i quajtur Horemheb, dhe që kishte në hyrje një piramidë 7 metra të lartë.

Gjatë mijëvjeçarit të parë Para Krishtit, ndërtimi i piramidave u bë i njohur në Nubia, një zonë që ndodhet në Sudanin e sotëm dhe pjesë të Egjiptit Jugor. Nubianët ndërtuan piramida si për mbretërit ashtu edhe për individët privatë.

Se sa ndërtuan në total nuk është e qartë, por Lehner flet në librin e tij për rreth 180 piramida mbretërore, ndërsa kërkimet e fundit arkeologjike zbulojnë se kishte shumë piramida të tjera të ndërtuara për individë privatë. Sundimtarët e Nubisë vazhduan të ndërtonin piramida deri rreth 1700 vjet më parë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here