Që nga rënia e Murit të Berlinit, bashkimet dhe ndarjet e territoreve e kanë bërë rrëmujë atlasin e botës pothuajse për çdo vit.

Më poshtë ju sjellim gjashtë qytetet që 50 vjet më parë nuk kanë ekzistuar fare dhe vetëm dy ose tre breza më vonë janë shndërruar në qendra të mëdha të populluara dhe hallka të rëndësishme të rritjes ekonomike.

1. Putrajaya, Malajzi

Me një popullsi prej pak më shumë se 1.5 milion banorë, Kuala Lumpur është kryeqyteti federal i Malajzisë. Për shkak të mbipopullimit, në vitin 1995 qeveria e këtij vendi filloi ndërtimin e qytetit të ri, Putrajaya me synimin që ai të shërbejë si qendër federale administrative e vendit.

I ndodhur rreth 15 minuta në jug të Kuala Lumpurit, ky qytet me një sistem ultra-modern të transportit, aktualisht numëron rreth 65.000 banorë.

2. Astana, Kazakistan

Kazakistani e ka shpallur pavarësinë nga ish-Bashkimi Sovjetik në vitin 1991. Katër vjet më vonë qeveria kazake e shpalli kryeqytet, qytetin historik të Tselinogradit, të riemëruar Astana (deri në këtë vit kryeqytet ishte Almaty).

Nga koha kur u shpall kryeqytet, popullsia e Astanas është rritur nga 250.000 në 700.000 banorë.

3. Abuja, Nigeri

Nigeria e ka shpallur pavarësinë nga Mbretëria e Bashkuar në vitin 1960. Në vitet 1970-ta, fraksione të shumta kulturore të këtij vendi ishin pajtuar për ndërtimin e një kryeqytet  të ri në qendër të Nigerisë.

Pas dhjetë vitesh pune, më 1991 Abuja u shpall kryeqytet në të cilin pas pak më shumë se 20 vjetësh numri i popullsisë arriti në një milion.

Nigeria aktualisht  zë vendin e shtatë në botë për nga numri i popullsisë, ndërsa sipas disa ekspertëve deri në vitin 2050 pritet që ajo të ngritet në vendin e tretë.

4. Doha, Katar

Katari ka shpallur pavarësinë nga Mbretëria e Bashkuar në vitin 1971. Doha u emërua komunë në vete në vitin 1963 dhe që nga ajo kohë  është rritur në atë masë saqë aktualisht numëron një milion banorë.

Ky qytet ekonomikisht i fuqishëm falë rezervave të mëdha të naftës dhe gazit natyror, ia ka dalë që t’i bind zyrtarët e FIFA-s që ta shpallin nikoqir të Kampionatit  Botëoror të Futbollit në vitin 2022, megjithëse gjendet në shkretëtirë, ku temperatura mesatare nga maji deri në shtator është mbi 37.7 gradë celsius.

5. Navi Mumbai, Indi

Qyteti i Mumbait, formalisht Bombei, ka një popullsi prej mbi 12 milionë banorësh. Duke qenë një ishull në bregdetin Indian, Mumbai ka arritur në kufijtë e tij fizik në vitin 1972, ndërsa fare pranë tij  në pjesën kontinentale është ngritur Navi Mumbai, i cili është komuniteti më i madh i planifikuar në botë.

Për 40 vjet, numri i banorëve në  këtë qytet, që vazhdon të zgjerohet edhe më tej në pjesën kontinentale, ka arritur në 1.2 milion.

6. Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe

Dubai e ka shpallur pavarësinë nga Britania e Madhe në vitin 1971 dhe ka qenë pjesë e grupit që ka formuar Emiratet e Bashkuara Arabe. Në një periudhë prej 40 vjetësh, popullsia u tij është rritur nga disa  mijë në mbi 1.5 milion banorë.

Me qëllim të zgjerimit të tij, në  15 vitet e fundit në këtë qytet janë ndërtuar ishuj artificial me tokën e bonifikuar nga Gjiri Persik./

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here