Se jeta, vepra dhe qeverisja e urtë e mbretit tonë Arbëror Gjergj Kastrioti ishte tepër e njohur, por edhe si një shembull për të gjithë mbretërit e princat, shihet nga kjo se si vepra e Marin Barletit për jetën dhe veprën e Gjergj Kastriotit, e përkthyer në gjuhën gjermane u vlerësua tepër shumë si një vepër model për të gjithë, madje edhe për kombin gjerman në atë kohë.

Përkthyesi në gjuhën gjermane i veprës së Barletit për Gjergj Kastriotin, Theodor Funccium respektivisht Theodor Funck, në faqet e para të hyrjes së librit të përkthyer në gjuhën gjermane në vitin 1606, të cilën ia solli kombit gjerman e përthakon më këto fjalë veprën tepër të dobishme që ai pati mundëisnë t’ia sjell kombit të tij, dhe princave e pushtetarëve, si vijon:

“Sikur e kam rishikuar shpesh me zell në gjuhën latine, vendosa ta përmbledh e bashkoi shkurtimisht dhe pastaj edhe ta shtyp në gjuhën gjermane, lehtësisht të kuptueshme.

Gjendja aktuale e botës, veçanërisht atdheu ynë i dashur, kombi gjerman, më dha rastin, mundësinë, dhe besimin e mirë që për rrjedhojë ta sjellë këtë vepër tepër të lavdrueshme për ithtarët regjentët, pushtetarët, e udhëheqësit e luftës ,pastaj do të jetë veçanërisht tepër e dobishme për ata që merren me artin e luftës si dhe princa e mbretër që të njihen me talentet, virtytet, burrërinë dhe trimërinë e heroit Skënderbe.

Tek ky hero trim e luftëtar u shfaqen të gjitha virtytet, siç kërkohet nga një Imperatore bellico.

Dhe për shkak të kësaj, ata që duan të mësojnë nga arti i luftës mund të përfitojnë shumë më shumë nga kjo histori, aq sa do të munden të mësonin në një Academia rei militaris.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here