Në fundin e nëntorit të vitit 602, perandori romak bizantin Maurice detyrohet të shikojë ekzekutimin e 6 djemve të tij, para se edhe atij t’i pritej koka; trupat e tyre u hodhën në det dhe kokat u ekspozuan në Konstandinopojë; bashkëshortja Konstantina dhe tre bijat e tyre u vendosën në një manastir.

E gjithë kjo ndodhi, pasi Maurice dekretoi qëndrimin e ushtrisë gjatë dimrit përtej Danubit, për të ndalur valën e fiseve nga lindja, por ushtarët të lodhur nga disa muaj luftimesh dhe në prag të dimrit, u rebeluan. Mbreti persian Khosrau II i përdori këto përçarje për të rifilluar një luftë kundër Perandorisë.

Historianët thonë se vrasja e perandorit Maurice ishte një pikë kthesë në histori, sepse lufta romake – persiane i dobësoi të dyja perandoritë, duke bërë të mundur vendosjen përgjithmonë të fiseve sllvavëve në Ballkan dhe duke hapur rrugën për zgjerimin arab/musliman.Radio-Tiranës dhe ‘RD’-së

Vdekja e perandorit Maurice, për historianët, shënon edhe fundin e epokës së Antikitetit Klasik.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here