Mjeku i njohur epidemiolog Ilir Alimehmeti deklaron se deri tani varianti Omicron i COVID-19 shkakton simptoma të lehta.

Në një postim në “Facebook” duke iu referuar Shoqatës Mjekësore të Afrikës së Jugut, por edhe disa raportimeve, Alimehmeti shkruan se viruset evoluojnë natyrisht drejt transmetueshmërisë më të lartë dhe rrezikshmërisë më të ulët.

“Shoqata Mjekësore e Afrikës së Jugut informon se deri tani varianti Omicron shkakton simptoma të lehta!
Shumë zhurmë për asgjë?
Le të presim. Shumë shpejt do ta marrim vesh me siguri.
Viruset evoluojnë natyrisht drejt transmetueshmërisë më të lartë dhe rrezikshmërisë më të ulët”, shkruan Alimehmeti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here