Fotografi e realizuar nga fotografët francezë në lagjen e vjetër të Pogradecit në vitet e pushtimit 1917-1920. Këto foto, të cilat stampoheshin në Korçë, shërbenin si kartolina që ushtarët francezë i dërgonin në familjet e tyre si kujtim nga fronti i luftës. Në periudhën e Luftës së Parë Botërore popullsia e Pogradecit nuk i kalonte 2.5 mijë banorë dhe në shumë raporte ushtarake konsiderohej “fshat”. Këtë e vërteton edhe diplomati Justin Godart në vitin 1921 kur thotë për Pogradecin “…se për 2500 banorë, shkollat kanë mbi 400 fëmijë”.
Pamja ku është shkrepur fotoja tregon pikërisht kroin e famshëm, aty ku ndodhet edhe sot, për të cilin shkroi edhe poeti Lasgush Poradeci.
Ledjan Zeqollari

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here