Melatonina është një hormon që prodhohet nga truri për të rregulluar ciklet e gjumit dhe për t’i dhënë njeriut qetësi çdo natë.

Trupi prodhon 5 deri në 25 mikrogramë melatoninë çdo natë.

Kjo sasi pakësohet me kalimin e moshës, gjë që shoqërohet me probleme me gjumin.

Në këtë pikë, njeriu ka dy alternativa: të marrë suplementë ose të nxisë prodhimin e melatoninës nëpërmjet mënyrave më natyrale.

Fikni dritat
Studimet kanë treguar që drita nga celularët, kompjuterët dhe televizori bllokon melatoninën dhe pengon prodhimin e saj të plotë gjatë fjetjes.

Në funksionin e saj të plotë, melatonina ndihmon në detoksifikimin dhe rigjallërimin e organizmit gjatë orëve të natës.

Mos e mbani telefonin nën jastëk, pranë tij ose pranë shtratit.

Në mbrëmje duhet të fikni telefonin dhe kompjuterin që t’i jepni mundësinë trurit të prodhojë nivele optimale të melatoninës.

Dielli
Studime të ndryshme kanë konfirmuar se ekspozimi ndaj dritës së diellit, rrit ndjeshëm prodhimin e melatoninës në darkë.

Kjo në të vërtetë ka shumë kuptim, duke qenë se melatonina është hormone që ndërlidh ciklet e dritës dhe errësirës.

Mjaftojnë 10 minuta në diell jo vetëm për të rritur prodhimin e melatoninës por edhe për të pakësuar rrezikun e kancerit me 50%.

Ushqime të pasura me Melatoninë
Ananasi, banania dhe portokalli ndihmojnë organizmin të rrisë nivelet e melatoninës në mënyrë të ndjeshme deri në 47%.

Vishnja është një frut që përmban sasi domethënëse të melatoninës dhe ndihmon në ardhjen e gjumit.

Pirja e lëngut të vishnjes çdo ditë për një javë përmirëson gjumin dhe ju bën të flini të paktën 34 minuta më shumë se zakonisht.

Peshku, orizi, xhenxhefili, domatet, perimet me ngjyrë të gjelbër, mishi i gjelit, pulës dhe bishtajoret janë gjithashtu të pasura me melatoninë, magnez dhe vitaminë B-6.

Frymëmarrja
Shpenzoni 15 minuta në mbrëmje duke përmirësuar frymëmarrjen dhe pastruar trurin nga mendimet e këqija.

Ushqimet e përpunuara
Ushqimet me sheqer, karbohidrate, yndyrë kanë një ndikim të fortë në procesin përgjumës të trupit.

Ato vështirësojnë çdo përpjekje të trurit për të prodhuar melatoninë, sidomos nëse konsumohen shumë pranë orarit të gjumit.

Banjë përpara gjumit
Një banjë e ngrohtë përpara gjumit e qetëson trupin dhe trurin duke nxitur prodhimin e melatoninës.

Të dhënat tregojnë se dushi ose banja e ngrohtë ulin nivelin e kortizolit dhe rrisin nivelet e melatoninës./Agroweb

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here