Nga-AVZI MUSTAFA

Reka e Epërme është në Maqedoni ”Iliridë”, shtrihet në një pellg të thyer malor në cepin perëndimor të Maqedonisë së sotme. Vargmalet e Kërçinit, Velivarit e Korbait në dy anët e lumit Radikë në një lartësi mbidetare 1200 metra shtrihet një krahinë shumë e bukur malore që mbanë emrin Reka e Epërme.

Kjo krahinë rrethohet nga pesë qytetet: në veri me Prizrenin, në verilindje me Gostivarin, Kërçovën dhe Tetovën, në lindje me Dibrën. Reka e Epërme është e ndarë nga vargmale të mëdha, popullsia e kësaj krahine ka ditë ti ruaj të gjitha karakteristikat me bashkëqytetarët e këtyre qyteteve, por nuk ka vend që kësaj krahine t’i japin shtesën si: Reka e Dibrës apo e Gostivarit sepse kjo krahinë është e vetmja dhe se nuk ka tjetër toponim.

Gjatë periudhave historike, kur kjo krahinë ka luftuar pa reshtur për mbrojtjen e gjuhës e të vatanit ku shpesh herë të huajt janë sjell ndaj kësaj popullsie më mizorisht duke i djegur e plaçkitur. Këtë më së miri e tregon shkrimtari Grigor Përliçevi në veprën e tij “Kuzman Kapidan”, ku shohin se si vajton nëna Nedë që është një nënë nga kjo krahinë.

Kjo krahinë është një ndër krahinat që me xhelozi e ka ruajt toponimin e vendit më të pastër të truallësisë shqipe, edhe pse mbi truallin e saj kaluan shumë nënshtrime e okupime duke filluar nga ajo Bizantine e Romake, Turke, Bullgare, Serbe etj.

Kjo krahinë ka dhënë edhe një numër të madh të ushtarëve që nga koha e të atit të Skenderbeut – Gjonit, ku më vonë po të njëjtën gjë e bënte edhe Skënderbeu i cili rekrutonte djemtë e kësaj ane dhe i mbante në oborrin e tij si djem të besës e të pushkës. Këtë mendim e arsyetoj me një citat të nxjerr nga Marin Baleti: “Për besnikërinë dhe trimëritë e shumta dhe të shënuara që banorët kishin treguar për hir të mbretërisë së t’et, Gjonit në kohën kur i binte në qafë Otomani”.

Dyndja më e madhe e këtyre fshatrave filloi në shekullin XVIII pas humbjes së një lloj autonomie të fituar më 1467. Nga një defter osman kuptojmë se figurojnë të boshatisura 13, kurse një numër i madh nga këto fshatra u vendosën rreth malit të Thatë dhe në Karshiakë e deri në Veles, ku ata tani formojnë një kurorë të fshatrave të migruar nga Reka e Epërme.

Kjo popullsi e tëra ishte popullsi ortodokse shqiptare. Mirëpo ndaj kësaj popullsie janë bërë përpjekjet nga më ndryshmet për ti asimiluar. Perandoria i asimilonte duke u dhëne benificione, më pastaj nëpërmjet shërbimeve fetare u përdor bullgarishtja më vonë serbishtja dhe maqedonishtja. Veç shërbimeve fetare asimiluesit në këto fshatra dërgonte mësues bullgar e serb,, gjyqtar, e psaltë, ikonografë etj dhe kështu u arrite që popullsia shqiptare të përdor bullgarishten, e pastaj edhe serbet përdorën po të njëjta metoda që kjo popullatë të harrojë gjuhën dhe zakonet shqiptare e të asimilohen.

Sipas disa të dhënave thuhet se deri në vitet ’60 të shekullit XIX Reka e Sipërme fliste vetëm shqip. Këtë na e përshkruajnë më së mirë udhëpërshkruesit bullgar. Sipas prof.Universitar të Sofjes Jordan Ivanov i cili thotë: ”Se popullsia shqiptare e Gostivarit, e krishtera, është bullgarizuar në kontakt me bullgarët”. Shpërngulja e tretë u bë në rrethana lufte pas vendosjes së kufijve më 1913 nga ushtritë ndërluftuese greke e pastaj serbe që u zhvillua në Dibër, për ta dëbuar popullin shqiptar nga trojet e veta.

Mizoritë me format më të ultë si: përdhunimet, plaçkijet, djegiet, vrasje e tortura që përjetoi kjo popullatë më së miri e përshkruan Edit Durhami e sidomos shkrimtari Haki Stërmilli, i cili i ka parë me sytë e tij dhe i ka përjetuar këto skena ferri do të shkruaj se “Terri i natës ishte zhdukur nga drita e zjarrit të katundeve të djegun prej serbëve …”.

Studiuesi Hamit Kokallari në veprën e tij, kur bënë fjalë për vendbanimet shqiptare ortodokse në viset lindore, gjegjësisht për Rekën e Epërme ai do të pyes: “Përse në shumë katunde të Shqipërisë etnike lindore (Maqedoninë Perëndimore) sikur kam mundur të vërtetoj vet, pleq e plakat e folshin me droe shqipen tonë me një të folme të kthjellët e të kullueme, kur mirshin vesh se ai qi kuvendonte me ta nuk ishte bullgar ose tjetër kush përveç shqiptar” që më pas të përgjigjet: “Vetëm puna, pse ata pleq e plaka na e folshin me dashje e me sy të përlotun shqipen”. Dyshimi i tyre ishte sepse të huajt me qëllime të caktuara i “masakrofshin pa mëshirë në shtëpitë e tyre natën”. Kësaj popullate askush nuk i duel në ndihmë, ata mbetën gjatë gjithë historisë së tyre si të shkret dhe ata edhe sot e kësaj dite nga tjerët thirren të Shkretë “Shkreti”.

Kjo krahinë shqiptare krahas të gjithë vuajtjeve ka dhënë edhe njerëzë të kulturës e të arsimit si gjyshi i Migjenit që ishte nga kjo krahinë, rilindasët: Josif Bageri, Llazër Siljani, Anastas Albanski, Villdan Faik, (Hoxhë Vildani), pastaj Toma Serxhi, Hasan Leka, Jusi Mani, Pop Davidin, Danil Meteji, Olimbia Sava, Hoxhë Tanusha, e shumë të tjerë ashtu siç shkruan në një vjershë Josif Bageri ai do shprehet kështu:“ /Ti na ke njerëz të mësuet/Mjekës dhe shumë të mbaruar,/Po prej ktynej s’kan guxuet/ Për Shqipnin doj send me shkruet!/.

Një prej njerëzve që kontriboj në Rilindjen kombëtare shqiptare ishte edhe mësuesi Anastas Arnaudovi i njohur si Anastas Albanski nga fshati Tërnicë. Për këtë mësues e edukator kemi shumë pak të dhëna biografike. Shumica e të dhënave i kemi mbështetur në bazë të kujtimeve të trashëguara brez pas brezi.

Anastas Albanski vjen nga një familje tregtarësh të bagëtive të imta nga katundi i Tërnicës së Rekës së Epërme. Shkollën e filloi në vendlindje pranë kishës “Shën Kolli” që pranë kësaj kishe ekzistonte një shkollë e tipit qelie. Meqenëse familja e tij ishte një familje që verës shtegtonte qytet e më qytete për të shitur prodhimet e tyre të dëgjuar edhe nga Stambolli. Kontaktet e ndryshme e shumë miq i sugjeronin që djalin ta shkollojë. Shkolla që mund të jepte mësim të duhur ishin të pakta.

Por në këtë kohë në qarqet e ndryshme flitej për të mirë për një shkollë në Shkup. Shumë tregtarë e çorbaxhi, e zejtar që kishin të mira materiale , fëmijët i kishin dërguar në këtë shkollë. Në këtë shkollë mësimin e mbante Jovan Konstatin-Xhini.

Kjo shkollë sipas disa të dhënave që janë botuar në “Carigradski vesnik” thuhet se në të kanë mësuar nxënës jo vetëm nga Shkupi, por edhe nga rajoni Rekës dhe Prizrenit”. Ku sipas disa shënimeve mësohet se në këtë shkollë mësim kanë ndjekur 30 nxënës nga Reka.

Vendlindjen e Anastasit që është në anën e majtë të lumit Radikë edhe pse e kishin shpallur si fshat qendër për Rekën , por ky fshat malor nuk mund të plotësonte nevojat as ekonomike e as arsimore të banorëve. Por nga fshatrat tjerë malor është një ndër fshatrat me pozitë më të mirë sepse 20 kilometra e ka larg Gostivarin, kurse 70 kilometra Shkupin. Këtë na e dokumenton edhe i madhi Sami Frashëri në “Kamus al-alam” ku thotë se qendra për Rekën është Zertanica, që më vonë nga ky toponim u shëndrua në Ternicë. Nga të gjthë fshatarat e Rekës ky fshat me shumicë banura ortodoks shqiptar dhe më pak banorë të komunitetit islam paraqitete një nyje strategjike dhe me kohë hajdutët e cubat e kishin vënë pah duke e plaçkitur në fillim, që më vonë të nguliten banorët nga fshatrat malor të Rekes si nga Bel(i)cica e Vërbeni.

Në qarqet pushtetare pikërisht këtë fshat dhe fshatin Shtirovicë e paraqitni si çerdhe hajdutësh dhe me plan dëshironin ta asgjësojnë. Jeta e banorëve të këtij fshati ishte e pamundur dhe kështu familja pa mashkull dhe pa pushkë në shtëpi nuk mund të jetohej. Meqenëse se familja e ishte familje kurbetçarës vështirë e kishte që të mbijetojë prandaj, familja e Anastasit aty kah vitet 1876 shpërngulet dhe një kohë vendoset në Shkup e pastaj më Pazarxhik të Bullgarisë.

Në Rekën e Epërme ka ekzistuar një traditë fetare. Të gjithë familjarët që shpërnguleshin nga vatrat e tyre ishin të obliguar që në kishën e fshatit të dërgonin ikonën e familjes, kurse pitropi (ai që ruante ikonat) ishte i detyruar që jo vetëm të kujdeset, por edhe të jap shpjegime mbi familjen që e kishin lënë ikonën se kush është dhe ku gjendej, sa anëtarë të familjes etj.

Mirëpo ikona e familjes së Anastasit u coptua pikë e pesë nga mësuesi serb, Haxhi- Jermotović më vitin 1913 kur dëgjoi se kush ka qenë Anastasi dhe cili ka qenë angazhimin i tij si mësues në shkollën bullgare dhe shqipe.

Në Bullgari vazhdon merret me tregti, kurse prindërit me punë krahu, por ka mendime nga disa informator se ka kryer një shkollë tregtare.

Pas viteve 50 të shekullit 19, Bulgaria fillon një aktivit të gjerë të jetës shkollore në trevat Lindore sidomos kur Egzarhia bullgare doli hapëtash në skenë, kundër grekërve dhe serbëve. Në Vilajetin e Manastirit ekzistonin 11 mitropolitë greke të pakënaqur nga propaganda bullgare erdhi deri te një mosdurim i madh ndërmjet Egzahrisë dhe fanariotëve grek. Kur Serbia në krye me Novak Stojanoviqin e suprimojë ligjin e shkollimit të obliguar që çdo serb të ndjek “shkollën popullore “. Serbia në këtë kohë ishte në krizë të rëndë ekonomike dhe reduktonte në dobi të përforcimit të ushtrisë dhe kishte sjelle një ligj që shkollat serbe të mos financohen nga buxheti i shtetit, gjegjësisht u ndërpre ligji e vitit1882.

Në vitet 1903 përsëri e sidomos me ligjin 1904 Serbia krijon një atmosferë që përsëri të angazhohet për riorganizimin dhe hapjen e shkollave të ashtuquajtura “popullore” jo vetëm në Serbi po të kërkohet edhe atje ku ka edhe vetëm një serb. Meqenëse situata nuk ishte e mirë edhe me grekërit, por edhe ato shkolla shpirtërore apo kishtare greke që ishin të tipit të shkollave qelie nuk mund të ishin në hap me kohën, sepse ato kishin për qëllim vetëm mësimin e gjuhës greke kishtare dhe se nuk mund të plotësonin nevojat e kohës.

Shkollat bullgare në atë kohë ishin më të moderuara dhe ishin të tipit shkollë-klasë, që përveç shkrim-leximit elementar, nxënësit mësonin edhe lëndët natyrore sipas klasave.

Bullgaria punën e shkollave e organizoj me një shpejtësi të madhe, duke hapur shkolla edhe nëpër qytete e fshatra e sidomos atje ku kishte kombësi të fesë ortodokse, gjë nuk u kursye edhe rajoni i Rekës. Bullgaria të gjitha shkollat e vjetra i rinovoj . Në viset e Maqedonisë Verilindore sidomos atje ku kishte banorë të fesë ortodokse çonte një politikë krejt ndryshe. Që të përfshijë sa më tepër nxënës të në këto shkolla edhe të kombeve të tjerë dhe të mbizotërojë kundër grekëve dhe serbeve në viset me popullsi shqipfolëse dhe sllavomaqedone ai kërkonte që të dërgonte mësues që njohin gjuhën e vendit.

Meqenëse Kumanova më tepër se gjysma ishin shqiptar dhe gjysma tjetër siç i trajtonin bullgarë kërkonte mësues që do të njohin gjuhën e vendit.

Në Kumanovë ekzistonin dy shkolla serbe , të hapura që nga viti 1849 dhe një bullgare. Shkolla bullgare punën e saj në Kumanovë e ka filluar në vitin 1852 me një mësues dhe me 200 nxënës. Por kjo shkollë bullgare nuk ishte në gjendje që të qëndroj dhe të bëjë ballë turbulencave të ndryshme që ndodhnin në Ballkanin e trazuar ndër vite punonte me ndërprerje , sipas situatave dhe kushteve.

Kjo shkollë bullgare u riaktivizua në vitin 1908 kur Bullgaria shpall pavarësinë nga Turqia, dhe Ferninandi i I Cari si detyrë kryesore i parashtrojë Parlamentit që të angazhohen në hapjen dhe rihapjen e shkollave dhe kulturës bullgare. Kështu po në këtë vite rifillon punën edhe shkolla bullgare në Kumanovë.

Meqenëse popullata e kumanovare sllave më shumë anonin nga shkollat serbe, për të tërhequr sa më shumë nxënës edhe të nacionaliteti shqiptar, Anasatasi ishte më i përshtatshmi sepse ai fliste gjuhën e nënës gjuhën shqipe dhe bullgare. Anastas Albanski (Arnaudov) në këtë shkollë emërohet si mësues në shkollën bullgare në nëntor të vitit 1908.

Po në këtë kohë Bullgaria në Stamboll kishte përfaqësimin kishtar dhe dispononte me një numër të madh të mjeteve për propagandë si kishtare ashtu edhe arsimore e përkrahur nga inteligjenca bullgare. Meqenëse se mungonin tekstet shkollore, kjo inteligjencë bënte përzgjedhjen e teksteve nga gjuhët e huaja. Me qenë se në vitin 1884 në shtypshkronjën e Vilajetit në Prishtinë ishte botuar një libër leximi në gjuhën serbe e lejuar nga organet e mbikëqyrëse të Stambollit u dha leje që ky libër leximi të përkthehet edhe në gjuhën bullgare (maqedone).

Atëherë sipas disa supozimeve ky përkthim e kishën marrë që ta përkthejnë disa të njohur apo bashkëvendës të Anastasit. Këtë tekst shkollor për shumë fjalë e pyetnin Anastasin, sepse ky e njihte edhe paka shume edhe serbishten sepse kish qëndruar në disa vende të Serbisë si kalf i mjeshtërve të ndërtimit.

Ministria e arsimit Bullgarisë ishte obliguar që të gjitha librat që i botonte t’i dërgonte nëpër shkollat siç ata i quanin shkolla “ njëvëllazërore”. Këta miq bile edhe propozuan që Anastasi të kryej punën e mësuesit në këtë shkollë.

Anastas Albanski gjatë punës së tij si mësues në shkollën bullgare në Kumanovë shpesh binte në konfrontim me mësuesit serb dhe me popullatën që e admironin Serbinë apo ishin serb që ishin ngulitur në Kumanovë. Ata e akuzonin te organet turke ose kur kalonte rrugës apo para dyqaneve përshpëritnin duke thënë ja po vjen “arnauti” e here edhe me fjalë fyese si: “lludak”, “ganço”, “shiftar” etj.

Kur filluan që shoqëritë shqiptare jashtë Perandorisë Osmane të organizojnë një lëvizje me synime të qarta politike e kulturore e sidomos të mbështetur mbi objektiven kryesore në idetë iluministe të projektuar që në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit. Shoqëritë dhe Klubet shqiptare jashtë dhe brenda atdheut tërë potencialin intelektual dhe ekonomik e kishin drejtuar në zhvillimi e arsimit dhe kulturës kombëtare, që dëshironin ta realizojnë nëpërmjet rrugës së përhapjes së arsimit dhe gjuhës amtare.

Klubi shqiptar i Shkupit iu rek një aktiviteti shumë të madh në ngritjen e ndërgjegjes kombëtare, në ruajtjen e gjuhës dhe në mbjelljen e farës së diturisë nëpërmjet hapjeve të shkollave kombëtare. Klubi i Shkupit të nxitur nga Qemal e Emin bej Kumbara, Rrok Berisha, Ajdin Draga etj. sidomos nga Bedri Pejani që ishte një ndër promotorët e mëdhenj në hapjen e shkollave me

mësim në gjuhën shqipe. Këtë aktivitet këto patriotë e zgjeruan edhe në Kumanovë dhe nëpërmjet përkrahësve të vendit si: Galip Kumanova, Bajram Vranja. e sidomos me ardhjen e patriotit shqiptar Jashar Erebarës si një ndër organizatorët e jetës kulturore dhe arsimore në Kumanovë. Patriotët shqiptar mbështetje të madhe gjetën edhe te kajmekami i Kumanovës, Nexhib Basha Pejani, që në të njëjtën kohë ishte ai që i mbronte veprimtarët para pushteti turk dhe shpifjet e xhonturqve dhe tradhtarëve të ndryshëm.

Ardhja e Jashar Erebara si nëpunës për udhëheqjen e statistikës në komunë tërë energjinë e drejtoj në hapjen e klubit në këtë qytet dhe në bashkimin e shqiptarëve. Ai posedonte përvojë të madhe në hapjen e klubeve ndryshëm.

Ai ishte edhe njëri ndër hartuesit dhe përgatitjen e dokumentacionin sepse ai dinte se si duhet të duket një Statut i një klubi, sepse ai ishte mësuar që kur kishte hartuar Statutin për formimin për themelimin e “Rrethit të studentëve shqiptarë” në Bukuresht më 1899., që në përbërjen e Komitetit ai ishte zgjedhur si arëktar. Dhe dinte si ti ruaj financat dhe ku ti drejtoj, por mbi të gjitha kishte besimin tek patriotët.Kështu që me formimin e klubit të Kumanovës kryetar u zgjodh pikërisht Jashar Erabara.

Kumanova ishte një qytet i përbërë nga shumë etnitete për kundër shumë qyteteve të tjerë në aspektin ekonomik ishte ne gjendje të mirë. Sipas një dokumenti që e posedojmë nga Arkivi i Shtetit Shqiptar mësojmë për Kumanovën se “ Gjysma e qytetit është shqiptare e gjysma bullgare dhe të gjithë janë të pasur. Qyteti ka mbi 1.500 shtëpij, me gjitha nga zullumi i serbvet, Shqiptarët jo vetëm të qytetit, po edhe të katundeve me shum lloj mjerimi i shtërgojnë të hikin në Turqi”.

Dhe nuk ishte e rastit pse në Kumanovë filloi një aktivitet kulturor dhe arsimor sepse Kumanova ishte një qytet ku kryqëzoheshin të gjitha rrugët si në veri, lindje, perëndim e jug. Kumanova paraqite një nyje strategjike dhe ekonomike shumë të rëndësishme. Nga ky dokument mësojmë se në kohën e Turqisë shqiptarët e Kumanovës kishin hapur një klub me emrin “Bashkimi”. Kryetar i këtij klubi ishte Jashar Erebara që ishte impakti i lidhjeve me qarqet patriotike.

Fal këtij klubi në korrik të 1909 u hap “një shkollë nate në gjuhën amtare ku mësojmë më shumë se 80 djema. Mësues ishin Jashar Erabara si dhe Kryetar i klubit është edhe Anastas Arnaudovi (Albanski). Në vazhdim të dokumentit marrin njohuri të sakta mbi prejardhjen e Anastas Albanskit ku thuhet.:” mësues asht edhe Anastas Arnauti aranudov, cili ish nga Tërnica e Rekës e mësues në shkollën Bullgare në vend”.

Në faqen 2 të dokumentit shohin se si numri i nxënësve në shkollën e natës, ku mësimi zhvillohej në gjuhën amtare po rritej, dhe për një muaj numri arrin në 90 nxënës. Ky kurs nate ndikoj me të madhe që shqiptarëve të këtij vendi tu kthehet shpresa t’u forcohet shpirti e t’u ndriçohet mendja. Sepse “Shqipja filloj me u fol gjithkund nëpër qytet dhe kjo është një punë e madhe….Me të vërtetë popullësija qytetare bullgare simpatizonte këtë lëvizje shqiptare, por serbët jo, do shkojshin se si tek me e pengue tuj u diftue autoritete turke aktivitetin e Shqiptarëve”.

Kontrtribut të madh në përfshirjen e nxënësve i takon po aq edhe mësuesit Anastas, i cili me fjalën e ëmbël shqipe dinte se si ti tërheq nxënësit në shkollë. Sipas J. Erebarës thuhet se ky kurs nate në gjirin e vet arriti të tubojë 130 nxënës shqiptar.

Rritja e numrit të nxënësve në këtë kurs nate ishte punë e mësuesit Anastas sepse ai dinte si ti bind shqiptarët e sidomos tek ata të cilët e kishin ngarruar problemin e fesë me çështjen e kombësisë. Ai për ilustrim e merrte veten dhe thoshte “Ja unë jam i krishterë, por gjuhën e kamë si të tujën dhe ne jemi vëllezër të një gjaku”. Asnjëherë nuk hoqi dorë nga gjuha edhe pse shpesh binte në kontakt me njerëz që i kishte kapluar fanatizmi fetar, por ai bisedonte qetë dhe sepse detyrë vetes i kish dhënë se krahas shkronjave të gjuhës shqipe si tek nxënësit ashtu edhe tek qytetarët kumanovarë të ngjallë dashurinë ndaj gjuhës shqipe si dhe të ngjallë ndenjën e vëllazërimit e të bashkimit pa dalim feje e krahine. Mësimi i gjuhës amtare për Anastasin ishte siç thonë rekalitë një ledh që na ndanë nga serbët ashtu edhe nga greket e turqit.

Anastasi para nxënësve asnjëherë nuk rrinte me fytyrë të zymtë, por as edhe me qëndrime të vrazhda dhe asnjëherë fëmijët nuk u shtagën para tij, por para nxënësve ishte i thjeshtë dhe i afrueshëm. Ai ishte shumë i dashur për to. Ai atyre ua mësoj shkronjat tona, por edhe vjersha me përmbajtje patriotike. Kursi në fillim punonte në një shtëpi private që ishte edhe selia e klubit. Vizitat e ndryshme që i bëheshin nga organet e ndryshme shtetërore ai e arsyetonte se këta nxënës kanë nevojë për mësimin plotësuese, kurse pushtetarëve turq thoshte se mësojnë në gjuhën bullgare. Përpjekjet ishin që sa më shpejt të hapet shkollë e rregullt në gjuhën shqipe dhe se Jashar Erebara dhe Anastas Arnaudovi (Albanski) të vazhdojnë punën.

Anastasi ra në sy të agjentëve si turq ashtu edhe serb. Atë e ndiqnin këmba-këmbës e sidomos punën e tij që bënte në shkollë për tu mësuar nxënësve gjuhën shqipe. Nga ky qytet , gjegjësisht nga fshati Llojane ishte një renegat turk e më vonë edhe serb, Arif Hiqmeti të cilit çdo gjë i pengonte që ishte në gjuhën shqipe dhe punën e mësuesit Anastas do ta ndjek si hije. Arif Hiqmeti para hyqymetit Turk do të deklarojë se në Kumanovë ka “ardhur një Gjahur e asht ba tebdil dhe miletit u mëson shkronja kaure”.

Kryengritjet shqiptare që kishun marr hov i demoralizoj si Osmanlinjt ashtu edhe shtete ballkanike. Për të shuar kryengritjen shqiptare Pereandoria nis Dërgut vazhdojnë punën.

Anastasi ra në sy të agjentëve si turq ashtu edhe serb. Atë e ndiqnin këmba-këmbës e sidomos punën e tij që bënte në shkollë për tu mësuar nxënësve gjuhën shqipe. Nga ky qytet, gjegjësisht nga fshati Llojane ishte një renegat turk e më vonë edhe serb, Arif Hiqmeti të cilit çdo gjë i pengonte që ishte në gjuhën shqipe dhe punën e mësuesit Anastas do ta ndjek si hije. Arif Hiqmeti para hyqymetit Turk do të deklarojë se në Kumanovë ka “ardhur një Gjahur e asht ba tebdil dhe miletit u mëson shkronja kaure”.

Që kur plasi Lufta e Parë Ballkanike dhe kur forcat ushtarake serbe hynë në Kumanovë, Anastas Albanski hynë në Kishën e qytetit, por agjentet serb e diktojnë dhe e nxjerrin nga kisha dhe rrugës bashkë me shumë të zënë rob e vrasin mësuesin me paramendim jo vetëm që përhapi dritën te popullsia kumanovare , por bindjet e drejta që kishte se feja nuk përcakton kombin dhe me këtë binte teza e trumbetuar si e grekëve ashtu edhe e serbëve se çdo ordodokës është grek apo serb.

Pushtuesit fare mirë e kishin kuptuar se planet e tyre grabitqare, territoriale dhe shoviniste vështirë mund të realizoheshin nëse shqiptarët edukohen në gjuhën e tyre. Prandaj shkollën në gjuhën shqipe e shihnin si një forcë politike për të mbrojtur vatanin dhe qenien shqiptare. Shkollat në gjuhën amtare jo që realizohej detyra kombëtare, por ato ishin edhe fole e atdhetarizmit dhe djepi i zhvillimit të ndenjës kombëtare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here