Categories: KËSHILLA

Këto truke pastrimi do ju kursejnë shumë kohë!

Të gjithëve na lodh pastrimi i shtëpisë sepse së pari na merr shumë kohë dhe në një farë mënyre është stresuese. Por çdo gjë bëhet më e lehtë nëse ju mësoni disa truke, që do ju lehtësojnë më shuam pastrimin. Dritare.net sot në këtë artikull do ju tregojë disa nga truket më të thjeshta që përveçse do ju mundësojë të keni shtëpi më të pastër, do ju kursejnë kohë por do ju lehtësojnë edhe jetën.

Metoda japoneze

Kjo lloj metode është fantastike që shtëpia juaj të ketë një pamje të përsosur. Nuk ka rëndësi nëse keni një shtëpi të madhe apo një apartament të ngushtë, sepse kudo që të jetoni ky lloj truku do ju ndihmojë jashtëzakonisht shumë.Para se të filloni pastrimin, hidhni poshtë të gjitha gjërat që nuk i përdorni më, këtë duhet ta bëni të paktën 1 ose dy herë në muaj. Sistemoni gjërat sipas kategorisë, sepse do jenë më ët lehta në përdorim. Mos i tejmbushni sirtarët sepse në këtë mënyrë, shumë rroba do ju mbeten pa veshur.

Parimi i i parë

Mos blini rroba që s’do i vishni asnjëherë. Para se të dilni për të bërë blerje ndajeni mendjen mirë se çfarë ju nevojitet.Një tjetër parim lidhur me pastrimin është ky që do ju ndihmojë të mos lodheni çdo ditë me pastrimin e shtëpisë. Jo çdo ditë ajo ka nevojë për t’u pastruar cep më cep. Gjatë ditëve mjafton që ju të pastroni ambientin ku kaloni çdo ditë. Dhe një truk tjetër shumë i rëndësishëm do ju ndihmojë për ndarjen e gjërave sipas rëndësisë. Merrni tre kuti dhe etiketoni ato si: mbaj, mund të kem nevojë, hidh.

Gjërat në vendin vendin e tyre

Një grua amerikane, Sandra Felton në vitin 1982 hartoi një sistem që e ndihmoi atë të mos gabonte me rregullat e shtëpisë.Ajo mendon se nuk është aspak e vështirë të mbash shtëpinë e pastër nëse me vete do të kesh gjithmonë urdhrin, ku për çdo gjë duhet të ketë vendin e vet. Mësojeni veten të vendosni gjërat në vendin e tyre. Ky zakon mund të përvetësohet pothuajse për 21 ditë.

Organizimi i një dhome

Ata familje që kanë fëmijë, e kuptojnë shumë mirë se me dhjetëra lodra,m dhe sende të bezdisshme e kthejnë shtëpinë në një lëmsh të vërtetë. Por jo vetëm, kjo mund të ndodh edhe në familjet ku ka vetëm të rritur, dhe gjëra të ndryshme e shkatërrojnë sistemimin e shtëpisë. Por sigurisht që duhet të merrni një vendim në lidhje me këto gjëra, duhet të mbani ato që vërtetë ju duhen dhe të hidhni poshtë të tjerat.

Një truk amerikan

Kjo është një metodë perfekte për të pastruar shtëpinë tuaj pa u lodhur dhe pa bërë një rrëmujë të madhe. Merrni disa kuti dhe një njërën nga to vendosni gjërat që nuk i përdorni. Këtë gjë bëjeni çdo ditë duke hedhur një gjë në kuti./dritare.net

In For Culture

Recent Posts

Foto e rrallë: Momenti kur Adolf Hitler i shpallë luftë Shteteve të Bashkuara (Foto)

Pas sulmit japonez në Pearl Harbor, Gjermania ka ndjekur shembullin e tyre duke i shpallur…

3 mins ago

Pesë mitet rreth bombës atomike të Hiroshimas

Nga Gregg Herken “Washington Post” Në 6 gusht të vitit 1945, Shtetet e Bashkuara hodhën…

7 mins ago

Në këto vende të botës, asnjë turist nuk lejohet të shkelë. Arsyet interesante!

Ja disa nga vendet më të njohura dhe misterioze ku askush nuk shkon asnjëherë. Duket…

42 mins ago

Lambertz: “Historia e vërtetë e njerëzimit do të jetë e shkruar, vetëm kur ajo do të shkruhet me pjesëmarrjen e shqiptarëve”

23 thënie që të huajt i kanë shkruar për prejardhjen e shqiptarëve -Nikolla Jorga: “Populli…

56 mins ago

E vërteta e shtëpisë më të veçuar në botë(Foto)

Mbi një ishull të largët, në arkipelagun e Vestmannaejarit, pranë brigjeve jugore të Islandës, ndodhet…

1 hour ago

SPATA / SHPATA Qyteti mesjetar i emëruar nga Gjin Bua Shpata !

Shkruan Shqipe Hoxha. Since the Middle Ages, Spata has been inhabited by Arvanites. The town…

2 hours ago