Nadia Aly Photography & Video sjellë një fotografi shumë interesante të një peshk-bretkoce me qime, fotografuar në ujërat e Lembeh të Indonezisë.

Fotografi që ka shkrepur këtë foto shprehet duke thënë se: “Unë mendoj se kjo është fotografia ime e preferuar e të gjitha kohërave që kam bërë. Ky është një peshk bretkocë me qime të gjata në ujërat e Lembeh, Indonezi, i marrë pak sa me shaka në fillim gjatë natës. Unë isha shumë me fat që gjeta këtë kafshë të bukur dhe u ktheva prap në një zhytje natën për të marrë këtë pozë. Ai/ajo ishte ulur në një thellësi prej 70 feet ‘këmbësh’, dhe ishte ekspozuar në një rrymë të lehtë ujore që ndihmoi në ngritjen e qimeve ashtu siç tregohen.”

Kjo krijesë në këtë fotografi e sjellur më poshtë, dëshmon se planeti në të cilin jetojmë, ka ende shumë fshehtësi që ne nuk i dijmë dhe ka shumë hapsira që duhen eksploruar sepse planeti ynë do të vazhdoj të na magjepsë. /InforCulture.info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here