Kongresi i Berlinit (l878-80), padrejtësisht e shkëputi Ulqinin me rrethinë nga trualli shqiptar, duke ia aneksuar Malit të Zi.

Me humbjen e Ulqinit, tregtia e jashtme e Shkodrës u dëmtua rëndë (Ulqini konsiderohej skele e Shkodrës). Ulqinakët u gjendën në mes dy rrugëve: Turqia nga njëra anë u premtonte ndihma të mëdha dhe ua fali një gji deti pranë Stambollit, duke ia përngjarë atij të Ulqinit, në të cilin do të vendoseshin dhe, vet Porta do ta ndërtonte qytezën për muhaxhirët ulqinakë, ndërsa në anën tjetër Mali i Zi i jepte parisë, beglerëve, premtime dhe favore për ta pranuar pushtetin e tij.

Ulqinakët rrugë shpëtimi zgjodhën Shkodrën, qytet me të cilin që në lashtësi e lidhnin marrëdhëniet ekonomike, tregtare e lundruese.

Në kantierin e Ulqinit ishin duke u ndërtuar giashtë anije me një fuqi bartëse nga 720 -3000 kuintal. Ato u qitën në tokë para kohe, vetëm të mos mbeteshin aty në dorë të huaj. Ahmet dhe Bet Gjyli, anijen e tyre prej 3000 kv e zbritën në det pa e përfunduar, pa.armaturë dhe në atë gjendje doli në Liqenin e Shkodrës.

Ulqinakët duke mos iu bindur urdhërave, presioneve të malazezve, e panë të drejtë që një pjesë e mirë e detarëve, në krye me haxhi Mehmet Becin, haxhi Bet Gjylin, kapidana e pronarë të tjerë anijesh, ta braktisnin Ulqinin bashkë me barkat e tyre, duke u vendosur kryesisht në Shkodër, e më vonë edhe në Durrës.

Ulqinakët shkuan në qytetin e Shkodrës si refugjatë dhe u vendosën në Iagjet afër Bunës: Tophane, Luçugesme, Parrucë etj.

Sa familje ulqinake u çuan

Në bazë të një regjistri të Shoqatës «Ulqini» në Shkodër shihet se kur dhe sa familje ulqinake e kanë Iëshuar vendjen dhe janë vendosur në qytete të tjera.

Në vitin 1780 është çuar një familje, ajo e Isuf Hysejn Rejzit; me parë është shperngulur në Lezhë, e me pas është vendosur në Shkodër. Në vitin 1850 po ashtu Ulqinin e ka lënë vetëm një farnilje, ajo e Cen Hasan beg Dizdarit. Në vitin 1880 shkulen-nga Ulqini 180 trungje. Në vitin 1900 ikin 7 familje. Në vitin 1913 strehim kërkojnë 64 trungje. Në vitin 1920 ikin 5 familje. Mes viteve 1930 deri 1944 i braktisën trojet e veta 12 trungje farniljare ulqinake.
Shumë familje, më pastaj janë shuar ose kanë dalë në Lezhë, Tiranë, Durrës etj.

Edhe sot në Shkodër jetojnë familje ulqinake të cilat e ruajnë prejardhjen, mbiemrin: Bilali, Fani, Pelinku, Ulqinaku, Krymi, Dizdari, Ulqini, Luli, Sakti (Mani) Bimi, Kdija etj. Shoqata «Ulqini» i ka regjistruar 600 familje me prejardhje ulqinake, pa evidentuar ato të vendosura nëpër fshatra. Ulqinakët në ambientet e reja u gjeten shumë shpejt dhe krijuan jetën e re, duke mos harruar kurrë vendlindjen. Ulqinakët me barkat e tyre me vela, më vonë edhe me motor, i sollën gjallëri tregtisë dhe ekonomisë së qytetit të Shkodrës.

humë prej ulqinakëve ishin pasanikë dhe si muhaxhirë ndërtuan shtëpi të reja. E filluan përsëri profesionin e lundrimit, detarisë. Me anijet e tyre të shpejta e të sigurta vazhduan tregtinë me qytetet në brigjet e deteve: Adriatik, Egje e Mesdhie, duke tregtuar me Aleksandrinë, Marokun etj.
Bombardimi i barkës «Gloria«

Duke parë zhvillimin e përparimin e tregtisë së jashtme dhe të brendshme, armiqtë e vjetër e të fshehur, u shfaqën me rastin e Luftës I Botërore. Me 15 dhjetor 1915 në orën 5 të mëngjesit, një ekspeditë spastruese austriake, i zunë në befasi 16 anije ulqinake, të cilat rrinin në spirnca një milje e gjysmë para limanit të Shëngjinit. Ata paralajmëruan ekuipazhet që t’i lëshojnë barkat pse ishin me flamurin turk. I bombarduan me altileri dhe i fundosën 16 barkat ulqinake të tonazhit të madh, që ishin në det të hapur.

Në mesin e atyre anijeve, e fundosën barkën me vela, me tre direkë prej 1000 t, të quajtur «Gloria», e pronarit kapidan Selim Shurdha. Kuriozitet: «Gloria» në garat e para të anijeve të transportit, me të njejtëpn ngarkesë dhe fuqi bartëse, pati zënë vendin e parë në garën Aleksandri – Trieste, duke lënë prapa të gjitha anijet evropiane pjesëmarrëse në garë: italiane, greke, spanjolle. Anija e dytë, pas ‘Glorias’ ulqinake arriti me 36 orë vonesë.

Kjo tregonte edhe një herë se sa të përgatitur ishin detarët ulqinakë në profesionin e tyre të cilin e trashëgonin brez pas brezit. Me fundosjen e kësaj flote të madhe në Shëngjin, pothuajse flota detare, tregtare shqiptare u asgjësua plotësisht. Por ulqinakët me gjithë këtë fatkeqësi të re që u ndodhi nuk hoqën dorë nga profesioni i detarisë të cilin e kishin trashëguar nga të parët.

Shkatërrimi dhe rimëkëmbja e flotës detare

Flota detare tregtare ulqinako-shkodrane nga Iuftrat e fundit qe shkatërruar tri herë. Herën e parë, gjatë Luftës I Botërore, në vitin 1915, ajo flotilë e cila kishte mbetur, u bombardua dhe u fundos në brigjet e Shengjinit, siç theksuam me parë. Herën e dytë nga Lufta II Botërore, duke u mbytur 16 anije me motor.
Herën e tretë pronarëve ua mori nga duart pasurinë aksioni i shtetëzimit.

U sekuestruan 35 mjete Iundrimi. Pas Luftës I Botërore, detarët uqinako-shkodranë detarinë e filluan nga e para, në shumë raste me sakrifica, duke rrezikuar edhe jetën e vet. Kështu mund të përmenden: motovedeta “Kraja” me një kapacitet bartës prej 400 tonësh, më e madhja në atë kohë në vend, me një fuqi motorike prej 250 kuaj fuqi, e pronarëve vëllezërve kapidana Mustafa e Tahir Kalamashi, e cila u mbyt nga një furtunë në vitin 1933, duke transportuar gjë të gjallë: kuaj, gomarë, derra, për në Maletë, duke shpëtuar nga mbytja dhe me ndihmën e banorëve kalabrezë, si kapidani Tahir Kalamishi me gjashtë vetë të ekuipazhit.

Motovelieri «Rafaela» i pronarit Taip Kalamishi e vëllezër, me kapidan një dalmatin me pagë kishte një fuqi bartese prej 150 t u mbyt me të gjithë ekuipazhin prej gjashtë vetësh në vitin 1935. U mbytën edhe vëllai i pronarit, Xhemal Kalamishi, kunati i tij, kapidani me të birin 6-vjeçar. Fundosja ka ndodhur duke udhëtuar nga Durrësi në Venecie. Motovelieri «Muradie» e pronarit Bet Bleta, i cili i kishte të tre djemtë në këtë vijaxh, dy kapidana dhe njëri motorist u mbyt nga një furtunë duke transportuar bar të thatë (sanë), nga Durrësi për në Trieste.

Anija kishte një fuqi bartëse 100 t. Nga ekuipazhi ia doli të shpëtojë djali i vogël i pronarit, Xhemal Bleta. Në këtë anije janë mbytur: Adem Bleta, kapinani i këtij lundrimi, duke lënë gruan me një djalë, si dhe daja i tyre Tahir Truma. Mbytja e kësaj anije ka ndodhur në Kornale afër Zarës.

Anijet e mhytura në Lujten II Botërore

Gjatë Luftës II Botërore janë mbytur këto 16 anije (motoveliera): «Besniku» e Adem Ali Brocit, 160 t; “Adriatiku” e Musa Dicit, 100 t; «Shpresa» e Musa Bilalit, 60 t; «Vllazen Luli, 120 t, e Isuf Luli, 120 t, “Rumija” e Hysni Shabanit, 33 t, “Misiri” e Riza Jakupit, 80 t, “Rozafa” e Haki Ulqinakut, 120 t, “Papagalli” e Eljaz Hafizit, 70 t, “Miku i mirë” e Halil Skurës, 25 t, “Skenderi” e Mehmet Tahirit 50 t, «Sokoli» e Sejdi Veliu,120 t, “Jeta e re” e Veli Brahimit 35 t, ‘Vlora’ e Caf Kalamishit, 120 t; «Telesfera» e Ibrahim Begut, 100 t “Golfo Bel Area” e Tahir Kalamishit, 30 t dhe “Portla” e Mehmet Bilalit 20-tonëshe.

Për këta 16 anije me një tonazh bartës 12413 e një vlere të përgjithshme 25950 napolona ari, Qeveria Federale Gjermane ia ka shlyer si damshpërblim Qeverisë Shqiptare, sipas denoncimit të ish-pronarëve të këtyre mjeteve të lundrimit (me anë të reparacioneve) që iu dha vapori “Borova”, por pronarëve nuk iu dha asgjë. Në përgjigjen e letrës nga Ministria e Financave në Bon (13 prill 1993) thuhet se Qeveria Federale Gjermane ia ka kthyer si damshpërblim Qeveris Shqiptare, prandaj pronarët duhet t’ia kërkojnë asaj.

Komanda gjermane kërkon me qira të gjitha anijet e mëdha

Nga mesi i vitit 1944, nga Komanda gjermane në bashkëpunim me Prefektin e Shkodrës, i mblodhën të gjithë pronarët kapidanët ulqinako-shkodranë dhe iu komunikua se për nevojat e luftës merreshin me qira të detyrueshme nga ushtria gjermane të gjitha anijet e mëdha (duke përjashtuar motolundrat), pasi këto nuk ishin për det, por për liqen. Qiraja u caktua në kontratë pas gjendjes së anijes dhe kapacitetit bartës.

Kapidanëve iu ofrua të punojnë në barkat e veta dhe se do të shpërblehen me nga 100 napolona letër.Asnjë pronar-kapidan nuk pranoi të shkonte me gjermanët, por caktuan disa kapidana e marinarë me pagë për kujdesje të anijeve. Xhemal Bazi (kapidani) e Rexhep Shurdha (marinar) etj., kanë merita për shpëtimin e anijeve nga minosja në portet e Malit të Zi, të Tivarit, Zelenikës, Kotorrit etj., kështu që shpëtuann disa prej tyre. Fill pas luftës disa kapidana-pronarë shkuan në Mal të Zi, në portet e përmendura dhe anijet e dëmtuara i meremetuan me shpenzimet e veta, si Xhemal Bleta, Kaso e Velo Halili (Sakti), Mustafa Hyseni (Shapalaku), Musa Dici etj.

Qeveria shqiptare i sekuestron anijet

Anijet të cilat u meremetuan në Mal të Zi dhe u riparuan në kantierin detar të Durrësit, me vendimin e Qeverisë Shqiptare, në vitin 1944, u shtetëzuan (u sekuestruan, u nacionalizuan). Pra, atë që nuk e bëri Qeveria gjermane hitleriane, e bëri qeveria shqiptare komuniste. Nga 35 anije të shtetëzuara, 34 u përkasin pronarëve shkodranë me origjinë ulqinake me banim në Shkodër dhe një pjesë e vogël me banim në Durrës. Pronarët shteti i la me rrogë mujore, por gjatë viteve 1947-1950 u morën masa dhe u pushuan edhe nga ajo punë, sikur pronarët e detarët me traditë: Caf (Mustafa) Kalamishi, Hamit Dema, Xhemal Bleta, Halil Skura, Tahir Kalamishi, Musa Dici, Mustafa Hyseni (Shapalaku), Eljaz Hafizi, Mustafa Dici etj. U pushuan nga puna edhe motorista, noshtromo e marinarë. Shumica e tyre në moshë të thyer, përfunduan si punëtorë në Gjadër, Bushat, Velipojë etj.

  • Dëmet nga ish-Jugosllavia

Flota detare tregtare shqiptare, përveç që u dëmtua gjatë Luftës II Botërore, ajo në mënyra të ndryshme pësoi dëme edhe pas luftës.
Në vitin 1948 Gjermania Federale për 16 anijet e shkatërruara, të mbytura, si çdëmtim e ka dhënë një anije prej 3200 tonësh, së cilës iu vua emri “Borova”. Këtë vapor shumë shpejt ia dhanë një agjencie detare, e përbashkët shqiptaro-jugosllave “Jugoslovenska linijska plovidba” duke ia ndërruar emrin në “Bojana”, duke ia hequr flamurin shqiptar e duke ia qitur atë jugosllav, me preteks se flamuri shqiptar nuk njihej në botë (!).

Marinarët dhe oficerët u emëruan nga 50% të dy shteteve. Me rastin e prishjes me ish-Jugosllavinë, në vitin 1948, në kantierin e Splitit ishin duke u riparuar disa mjete lundrimi shqiptare, ndër to: anija motovelieri i tipit trabakëll e quajtur “Qemal Stafa” me kapacitet bartës 2000 kv, e blerë në Itali në vitin 1947; rimorkiatori “29 Nëntori” (avullore) ndër më të mëdhat të kohës, që ishte plaçkë lufte nga Italia (ishte prej hekuri) dhe me një fuqi motorike shumë të madhe; biga e madhe lundruese, shumë më e madhe se biga lundruese “Adem Reka”, edhe kjo ishte plaçkë lufte nga Italia, ishte në Split për riparim.

Me të gjitha notat e vazhdueshme të Shqipërisë në drejtim të Jugosllavisë që t’ia kthejë vaporin “Borova”,
motovelierin “Qemal Stafa”, rimorkiatorin “29 Nëntori”, Bigën e madhe lundruese etj, qeveria jugosllave nuk ia ka kthyer deri më sot, me prekeks se Shqipëria i ka borxh Jugosllavisë për hekurudhën Durrës-Tiranë?! Të gjithë trashëgimtarët pronarë shkodranë me prejardhje ulqinake, në vitin 1992 bënë kërkesa të vazhdueshme për kthimin e pronave (tonazhin e anijeve), por të gjitha (ato kërkesa) u refuzuan.

Qëmtimet, ekstratin e nxorën nga një artikull i z. Enver Kalamashit, të cilin pati mirësin dhe ma e dha në Shkodër, që ta përgatisim për lexusit e “Kronikës”, me qëllim që me këtë lëndë interesante të njihen edhe ulqinakët. Ia di për nder.

  1. Enver Kalamashi është shkodran me prejardhje ulqinake. Ishte kapidan i Marinës Tregtare Shqiptare në Durrës, ishte shef i Flotës së Peshkimit në Shëngjin dhe është anëtar i Shoqatës “Ulqini” në Shkodër.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here