6.1 C
Pristina
Wednesday, December 1, 2021
Home KËSHILLA Disa arsye pse duhet të konsumoni ujin me kanellë

Disa arsye pse duhet të konsumoni ujin me kanellë

Shija dhe aroma e kanellës është një kënaqësi e paharrueshme. Kanella është një nga erëzat më popullore jo vetëm në gatim por edhe në mjekësinë popullore. Kanella është e pasur me shumë antioksidantë dhe substanca efikase kundër mikrobeve.

Një nga mënyrat më të mira për të përfituar nga vlerat e kanellës është ta zhysni atë në ujë dhe ta pini këtë lëng rregullisht. Përgatiteni në formën e çajit, duke zierë 1 filxhan çaji me ujë dhe më pas shtoni një lugë çaji kanellë pluhur dhe pak mjaltë sipas preferencës për ta ëmbëlsuar. Lëreni të pushojë 15 minuta dhe më pas konsumojeni.

Shumë ekspertë të shëndetit, rekomandojnë pirjen e lëngut të kanellës kundër një sërë sëmundjesh. Më poshtë do të gjeni përfitimet që mund të merrni duke pirë lëngun e kanellës, raporton kosovarja.

Kanella forcon sistemin imunitar

Kjo pije e mrekullueshme është e pasur me antioksidantë që forcojnë sistemin imunitar.

Lëngu përmban shumë substance të fuqishme kundër virozave, baktereve dhe mykut.

Pirja e tij pakëson gjasat e shfaqjes së problemeve respiratoreve, sëmundjeve të zemrës e të tjerë.

Kanella kundër mbipeshës

Sipas rekomandimeve shkencore, lëngu i kanellës ju ndihmon procesin e tretjes dhe gjithashtu ndihmon që të jeni të ngopur për më shumë kohë dhe të mos e teproni me ushqimin.

Një gjë e tillë, ju vjen në ndihmë në përpjekjet tuaja për të rënë në peshë.

Kundër inflamacionit

Njerëzit që vuajnë nga artriti duhet të pijnë lëng kanelle kundër dhimbjeve.

Kanella është një erëz e mirë kundër inflamacionit dhe dhimbjeve që shkakton ai.

Kjo erëz përmirëson qarkullimin e gjakut tek organizmi.

Sëmundja e Parkinsonit

Një studim i publikuar tek Revista Neuroimmune Pharmacology, ka arritur në përfundimin se kanella mund të ketë aftësinë të ngadalësojë progresin e sëmundjes së Parkinsonit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Shmangni këto ushqime për një bark të sheshtë

Nëse doni një stomak të sheshtë, qëndroni larg nga tre ushqimet që me siguri i konsumoni çdo ditë! Djegia...

Ushqimet që e rrisin tensionin e lartë të gjakut

ensioni i lartë i gjakut mund të jetë shkatërrimtar për zemrën, trurin dhe veshkat. Përpos kësaj, tensioni i lartë...

Formula e saktë që ju llogarit sa orë duhet të flini

Për shumë njerëz, koha e zgjimit është e njëjtë, por koha e fjetjes ndryshon në varësi të jetës sociale, orarit të punës...

A mund ta gjeni insektin që e ka ngjyrën ndryshe nga të tjerët

Këtë herë do të testoni shikimin tuaj me një figurë ku shihen disa insekte njësoj, por njërës prej tyre i ndryshon pak...

Recent Comments