6.1 C
Pristina
Wednesday, December 1, 2021
Home LETËRSI Çfarë shkruhet në dosjet e ish-Sigurimi për poetët e shkrimtarët e njohur

Çfarë shkruhet në dosjet e ish-Sigurimi për poetët e shkrimtarët e njohur

Dashnor Kaloçi

Publikohen disa dokumente të nxjerra nga një dosje tepër voluminoze e Autoritetit për Informimin e Dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit, (AIDSSH) e cila i përket viteve 1972-1990, ku bëhet fjalë për dy poetët dhe shkrimtarët e njohur, Visar Zhiti dhe Rudolf Marku , të cilët në atë kohë shërbenin si arsimtarë në rrethin e Kukësit dhe të Lezhës, e prej disa vitesh ishin nën ndjekjen dhe survejimin e rreptë të organeve të Sigurimit të Shtetit, të dyshuar dhe akuzuar për: “agjitacion e propagandë, agjentë të mundshëm të UDB-së dhe përfshirje në grupime kundërrevolucionare”.

Dy dokumentet e plota me të gjitha ato se çfarë thuhet në raportet e Degës së VIII-të të Sigurimit të Shtetit në Ministrinë e Punëve të Brendshme në Tiranë, e cila më datën 9 korrik të vitit 1979, ka marrë në analizë punën e bëra nga ana e Degës së Punëve të Brendshme të Lezhës dhe Kukësit, për ndjekjen e survejimin e dy poetëve dhe shkrimtarëve të njohur, ku gjenden denoncimet e bashkëpunëtorëve të Sigurimit “Çanta” dhe “Diamanti”, me detyrat që u jepeshin atyre (nga Punëtori Operativ Piro Visari dhe që miratoheshin nga kryetari i Degës së Punëve të Brendshme të Lezhës, Bajram Sulejmani), për t’i ndjekur, survejuar dhe provokuar ata, si dhe ndjekjen e rrethit të tyre shoqëror, ku bënin pjesë edhe poetët dhe shkrimtarët e tjerë të njohur, si: Frederik Reshpja Agim Isaku dhe Zija Çela.

foto galeri
foto galeri
foto galeri
foto galeri
foto galeri
foto galeri
foto galeri
foto galeri
foto galeri
foto galeri
foto galeri
foto galeri
foto galeri
foto galeri

Detyrat e veçanta që i’u dhanë bashkëpunëtorit të Sigurimit të Shtetit, për t’i provokuar Rudolf Markun e Visar Zhitin, lidhur me pakënaqësitë që shprehnin ata për librat që kishin dorëzuar në Shtëpinë Botuese “Naim Frashëri” në Tiranë, të cilët nuk po botoheshin, sepse rezultonin me të meta dhe poezitë e tyre ishin kritikuar nga Plenum i IV-të i Komitetit Qendror të PPSh-së! Si përndiqeshin poetët dhe poezitë e tyre, ku sipas dokumenteve të Sigurimit, edhe pse u arrestua dhe u dënua me vite të gjata burgu, poeti Visar Zhiti, nuk u thye dhe nuk implikoi asnjë nga rrethi i tij shoqëror, siç ishin: Rudolf Marku, Zija Çela, Agim Isaku, Frederik Rreshpja etj.

Dokumenti sekret i Degës së VIII-të të Sigurimit të Shtetit në Ministrinë e Punëve të Brendshme në Tiranë, lidhur me punën e bërë nga ana e Degëve të Punëve të Brendshme të Kukësit dhe Lezhës, për ndjekjen e survejimin e Visar Zhitit e Rudolf Markut.

Ekzemplar i vetëm

Lezhë më 9.7.1979
SHËNIM-OPERATIV

Më datën.9.7.1979 në Degën e VIII-të të Drejtorisë së I-rë, u analizua përpunimi 2/A i Visar Zhitit, që ndiqet nga Dega e Punëve të Brendshme Kukës, me tendencë agjitacion e propagandë. Meqenëse disa lidhje shoqërore të këtij objekti shtrihen në disa rrethe të vendit, si në Shkodër, Lezhë, Tiranë, etj., ky problem do të ndiqet i centralizuar nga Dega e VIII-të.

Nga referimi që i bënë Punëtorët Operativë të Kukësit, rezulton se si lidhje të ngushta shoqërore të këtij objekti në Lezhë, janë Rudolf Marku dhe Agim Isaku, të dy letrarë, nga të cilët i pari, është nën kontroll operativ 2/B.

Lidhja shoqërore e Visar Zhitit në Shkodër, ka dalë Frederik Rreshpja, i cili është dënuar rreth viteve 1975-1976, për agjitacion e propagandë dhe është duke vuajtur dënimin në Spaç.

Ndërsa lidhja shoqërore e po këtij objekti në Tiranë, ka dalë Zija Çela, i cili dhe e ka ndihmuar që të botojë disa poezi në revistën “Nëntori” që konsiderohen me përmbajtje të dyshimtë.

Nga dega e VIII-të u la si detyrë për Degën e Punëve të Brendshme në Lezhë, që të ngrejë në përpunim aktiv 2/A Rudolf Markun, sepse edhe pas këshillimit të tij në vitin 1975, për të ka disa të dhëna në ngarkim, ndërsa për Agim Isakun u la detyrë që t’i kërkohet vërtetim-biografik, Degës së Punëve të Brendshme Korçë dhe në vartësi me të dhënat që do të dalin, të konkludohet edhe për të.

Përpunimi i Rudolf Markut të ndiqet me precedencë, në mënyrë për ta realizuar sa më shpejt.

Për Rudolf Markun, u la si detyrë që të përpilohet një relacion edhe mbi materialet që ka në ngarkim dhe t’i dërgohen Degës së VIII-të.

PUNËTORI OPERATIV
PIRO VISARI

Shënim:
Që nuk është ngritur në 2/A. kam urdhëruar unë, mbasi kam biseduar me shokët e Degës së VIII-të, pse nuk e ngremë.
Por nga procesi i Kukësit, kundër Visar Zhitit, (i cili është arrestuar) s’dolli ndonjë implikim për këto lidhje të dyshimta me ata të Lezhës.
Bajram Sulejmani
13-5-1980

Raporti i Punëtorit Operativ të Degës së Punëve të Brendshme të rrethit të Lezhës, Piro Visari, lidhur me survejimin dhe ndjekjen e Visar Zhitit e Rudolf Markut

Marrë nga P.o. Piro Visari
Dhënë B.p. “Çanta”
Lezhë më 31.9.1979

R A P O R T

Burimi njofton se me datën 27.8.1979 se ishte në Tiranë dhe se ka takuar me të quajturin Ramazan Vozga, redaktor në Shtëpinë Botuese. Duke pirë kafe a diskutue për vëllimet me poezi të çuara në Shtëpinë Botuese “Naim Frashëri”.

Ndër të tjera Ramazani tha se para disa kohësh më ka dërguar një vëllim me poezi, Rudolf Marku. Ky vëllim sipas përshtypjeve të redaksisë përkatëse, ka pasur një pjesë të poezive në frymën e poezive që u kritikuan nga Plenum ii IV-të i Komitetit Qendror të PPSH-së.

Gjithashtu me të njëjtat të meta ka qenë edhe vëllimi i paraqitur për botim i Visar Zhitit. Ramazani tha se për ndonjë vëllim të tillë, vijnë porosi nga Lidhja e Shkrimtarëve që të botohen.

Bisedat e tjera ishin pa rëndësi.

Sqarim raporti:
Rudolf Marku është në kontroll operativ 2/B për llogari të drejtimit të grupimeve kundërrevolucionare.
Visar Zhiti ndiqet në përpunim aktiv 2/A nga Dega e Punëve të Brendshme Kukës.

Ramazan Vozga është redaktor në Shtëpinë Botuese “Naim Frashëri”

Vlerësim raporti:
E dhëna është me interes operativ, pasi nga ajo del se në krijimtarinë artistike të këtyre dy letrarëve, ka gabime dhe shtrembërime të realitetit.

Detyra:
Hyr në bisedë me Rudolf Markun dhe thuaj se dëgjova në Shtëpinë Botuese se vëllimi yt kishte patur të meta. Si qëndron puna e tij, çfarë të kenë thënë konkretisht? Shiko se si i konsideron Rudolfi vërejtjet që i janë bërë dhe se si shprehet në drejtim të metodës së realizmit socialist në letërsi.

Tangjent hidhja fjalën për krijimtarinë e Visar Zhitit dhe dëgjo se si do të shprehet për të.

Masa operative:
E dhëna të shtypet dhe të vendoset në dosjen e Rudolf Markut.
Tek Rudolfi të drejtohet dhe b. p. me pseudonimin “Diamanti”. Memorie.al

PUNËTORI OPERATIV
PIRO VISARI

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Ky është qyteti më i shtrenjtë në botë

Kryeqendra e Izraelit, Tel Avivi është qyteti më i shtrenjtë në botë për të jetuar, teksa rritja e shpejtë e inflacionit ka...

Shmangni këto ushqime për një bark të sheshtë

Nëse doni një stomak të sheshtë, qëndroni larg nga tre ushqimet që me siguri i konsumoni çdo ditë! Djegia...

Ushqimet që e rrisin tensionin e lartë të gjakut

ensioni i lartë i gjakut mund të jetë shkatërrimtar për zemrën, trurin dhe veshkat. Përpos kësaj, tensioni i lartë...

Formula e saktë që ju llogarit sa orë duhet të flini

Për shumë njerëz, koha e zgjimit është e njëjtë, por koha e fjetjes ndryshon në varësi të jetës sociale, orarit të punës...

Recent Comments