6.1 C
Pristina
Tuesday, December 7, 2021
Home KAFSHËT Kujdesi për macen tuaj pas operacionit

Kujdesi për macen tuaj pas operacionit

Macja juaj sapo ka kryer një operacion? Ky udhëzues do të ndihmojë që ajo të ketë një rikuperim të suksesshëm.

Nga problemet e dhëmbëve deri në operacionet e kancerit, ka shanse që macja juaj të ketë nevojë për kirurgji në një pikë të jetës së saj.

Në mënyrë që ta ndihmoni që ajo të ketë një rikuperim të mirë, ju duhet të kujdeseni për të, veçanërisht pasi ajo të kthehet në shtëpi.

Lexoni disa sugjerime dhe këshilla se çfarë mund të bëni për t’u kujdesur për kotelen tuaj pas operacionit:

Ndërsa macja juaj po rimerr veten në spital

Rregullat ndryshojnë në spitalet veterinare, por nëse ju lejohet, vizitoni mace tuaj sa më shumë që të jetë e mundur. Këto vizita do të jenë po aq të dobishme për të, sa për ju edhe nëse ajo është akoma e sëmurë. Kjo do t’i jap qetësi dhe siguri.

Përgatitja për kthimin e maceve tuaj në shtëpi

Nëse macja juaj ka pasur një operacion të madh, asaj do t’i duhet pak kohë për të rimarr veten në shtëpi, kështu që ju duhet të planifikoni këtë paraprakisht.

A keni fëmijë ose kafshë të tjera në familje?

Nëse po, duhet të gjeni një vend të qetë që macja juaj të pushojë ditët ose javët e para. Një dhomë ku ajo mund të jetë plotësisht vetëm është ideale.

Kujdesi për macen tuaj pas operacionit

Macja juaj mund të ketë nevojë për ilaçe ose ndihmë tjetër rregullisht; në varësi të situatës, ajo mund të ketë nevojë edhe për fizioterapi.

Veterineri juaj do t’ju tregojë se çfarë duhet të bëni, kështu që ju do të duhet të bëni një plan që të përshtatet kujdesi i maceve tuaj në orarin tuaj dhe nëse është e mundur, lejo që dikush tjetër në shtëpi të dijë se çfarë duhet të bëjë, në mënyrë që të mund të marrë përsipër nëse nuk jeni aty. /Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Pse flemë? Shkencëtarët nuk e dinë ende, por e kanë një hipotezë

Të gjitha kafshët flenë, madje edhe krimbi i rrumbullakët dhe i vogël Caenorhabditis elegans. Shkencëtarët janë përpjekur prej kohësh që ta kuptojnë pse ndodh gjumi. Ata kanë bërëshumë prova me minjtë në laborator, por të...

“Ja pse shqiptarët kanë sukses kur largohen nga Atdheu?”

Eksperti i Turizmit, Auron Tare, përmes një postimi në facebook ka sjellë në vëmendjen e ndjekësve të tij rastin e George Tames,...

Ky ushqim në mëngjes mbron imunitetin dhe mban larg gripin

Me ardhjen e vjeshtës vijnë edhe infeksionet virale të cilat tashmë në periudhë pandemie bëhen akoma më të rënda.

“Pallati Stratigò”, dëshmi e kulturës arbëreshe që prej vitit 1533

Foto Ilustrim: Pallati Stratigò Pallati Stratigò, është një ndër ndërtesat më të njohura në Lungro, një nga “qytezat e...

Recent Comments