A është mirë të flini me një kafshë shtëpiake? Ekspertët thonë jo pasi mund të ndikojë në cilësinë e gjumit. Dr. Vsevolod Polotsky, drejtor i kërkimit të gjumit në Shkollën e Mjekësisë të Universitetit Johns Hopkins thotë se kafshët mund të lëvizin dhe lehin duke prishur gjumin.

“Gjumi te qentë (dhe macet) nuk është i vazhdueshëm dhe ata në mënyrë të pashmangshme do të ngrihen dhe do të ecin në shtrat, duke shkelur njerëzit. I gjithë ky aktivitet do të çojë në fragmentimin e gjumit,”, shprehet ai.

Sipas profesores së neurologjisë, këto “mikrozgjime”, të cilat mund të ndodhin pa vetëdije, “janë përçarëse sepse ju nxjerrin nga gjumi i thellë. Ato janë shoqëruar me lirimin e hormonit të stresit, kortizolit, i cili mund ta bëjë gjumin edhe më keq”.

Mirëpo, studimet e fundit kanë treguar se ky zakon mund të jetë i dobishëm për shumë njerëz. Specialisti i gumit, Dr. Raj Dasgupta thotë se njerëzit që vuajnë nga depresioni dhe ankthi mund të përfitojnë nga mbajtja e kafshës në shtrat, sipas CNN.

Një studim i vitit 2017 tregoi se njerëzit që mbanin qentë e tyre në dhomën e gjumit bënin një gjumë më të qetë gjatë natës. Fëmijët gjithashtu mund të përfitojnë nëse flenë me një kafshë shtëpiake. Një studim i vitit 2021, tregoi se kafsha nuk ndikonte në cilësinë e gjumit të tyre.

“E gjithë kjo sugjeron se të kesh kafshë shtëpiake në shtrat nuk është domosdoshmërisht e keqe. Mund të ndjeni një rehati psikologjike kur keni kafshën tuaj afër, gjë që mun dtë ndihmojnë te gjumi.”, tha Dr. Bhanu Prakash Kolla, një specialist i mjekësisë së gjumit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here