Ka shumë vende urbane në botë që janë aq të mahnitshme saqë i lënë njerëzit pa fjalë
Një nga pamjet e tilla atraktive është Brondby Haveby, i njohur si “qyteti i kopshtit”, i cili ndodhet afër Kopenhagës në Danimarkë.
Ky “kopsht qytet” urban është bërë në rrethe: shtëpitë kanë një oborr të madh, por edhe një “dalje” në një rreth të përbashkët që ndahet me shtëpitë fqinje, transmeton Telegrafi.
Banorët e këtij qyteti kanë mundësi të merren me kopshtari, por edhe të shijojnë natyrën dhe qetësinë.