6.1 C
Pristina
Wednesday, December 1, 2021
Home SOCIALE Si e kanë shëruar filozofët grekë ankthin në mënyrë të natyrshme: Stoikët...

Si e kanë shëruar filozofët grekë ankthin në mënyrë të natyrshme: Stoikët na mësojnë se si t’i kapërcejmë shqetësimin dhe frikën

Ne jetojmë gjithnjë e më shpejt dhe më me stres. Nëse jetës së këtillë i shtojmë telefona, laptopë dhe një grumbull informacionesh që na vijnë nëpërmjet tyre, do ta kuptojmë se ankthi është një përgjigje normale e organizmit

Megjithatë ankthi nuk është një fenomen modern. Gjithmonë ka qenë reagimi i trupit ndaj ndjenjës së rrezikut dhe stresit në rritje. Zgjidhjen se si të merremi me këtë ndjenjë na e japin stoikët, transmeton Telegrafi.

Stoicizmi

Stoicizmi është drejtim i filozofisë antike. Themelues ishte Zenon, ndërsa përfaqësuesit e tjerë ishin Seneca, Epictetus, Marcus Aurelius. Ata promovuan një mënyrë jetese që nuk vërtetohet me fjalë, por me vepra. Ndryshoni gjërat që mund të kontrolloni.

“Bëni më të mirën e asaj që keni kontroll, dhe pranoni pjesën tjetër siç vjen” – Epictetus.

Nëse kjo tingëllon e njohur për ju, është për shkak se stoikët kanë frymëzuar terapi moderne bihejviorale që na mëson të mos shqetësohemi për atë që nuk është në fuqinë tonë.

Zakonet e mira, jeta e mirë

“Përparimi nuk bëhet me fatkeqësi ose rastësisht, por nga puna e përditshme mbi veten”. – Epictetus.

Shumica e njerëzve i bëjnë gjërat pa vetëdije gjatë ditës, por nëse doni të jeni të suksesshëm duhet t’u kushtoni vëmendje shprehive tuaja të përditshme, sepse gjithçka fillon prej tyre.

Përqendrohuni në momentin e tanishëm

Kur ka qenë hera e fundit që e keni shijuar momentin? Pa u shqetësuar për atë që ka kaluar ose çfarë pritet të vijë? Jini të pranishëm në momentin e tanishëm! Hiqni qafe mendimet e skenarëve katastrofikë.

“Një budalla është gjithmonë duke u përgatitur për jetën” – Epikuri.

Shumica e aksidenteve për të cilat mendoni nuk do të ndodhin kurrë. Ndaloni të imagjinoni një rezultat negativ.

Seneca na thotë se, ndërsa gjërat e këqija mund të ndodhin në të ardhmen, ato nuk po ndodhin tani. Ndani shqetësimet e arsyeshme nga skenarët imagjinarë, apokaliptikë në kokën tuaj.

Dashuri dhe dhembshuri

Ashtu si budistët, stoikët e shohin dhembshurinë si çelësin e një jete të lumtur. Është e natyrshme që ne të jetojmë në harmoni me të tjerët dhe të ndiejmë ekuilibrin.

5 hapa për të hequr qafe ankthin sipas stoikëve:

1. Pyete veten nëse mund ta kontrollosh situatën? Nëse keni mundësi, ndryshojeni. Nëse jo, pranojeni pa stres.
2. Praktikoni zakone që ju bëjnë mirë.
3. Përqendrohuni në momentin e tanishëm.
4. Në vend që të imagjinoni një rezultat katastrofik, mendoni për gjërat e mira që vijnë në jetën tuaj.
5. Jini të mëshirshëm dhe ndihmoni të tjerët.

/Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

“Sarajevë, moj motër”, si u fut Nënë Tereza në teatrin e Bosnjes

Libri surprizë i Ylli Polovinës, botuar në Prishtinë Në 324 faqet e librit më të ri të Ylli Polovinës,...

Mbi 80% e shoferëve dështojnë, kush ka përparësi në këtë rast?

Ndodh jo rrallë që qofshin shoferët, çiklistët apo këmbësorët, nuk thonë me zë të lartë “kush ia ka dhënë lejen këtij?”

5 gabime që bëni gjatë përdorimit të telefonit që mund të jenë fatale për shëndetin

1- Të flini me celularin pranë Një celular në vetvete është një transmetues dhe marrës elektromagnetik i cili lëshon...

Pse nuk përmendet bora askund në Kuran?

Në librin e shenjtë të myslimanëve Kuranin, nuk përmendet bora, por përmenden terma të tjerë që tregojnë të ftohtët dhe acarin. Kurani...

Recent Comments