6.1 C
Pristina
Tuesday, December 7, 2021
Home KËSHILLA Disa mënyra të thjeshta për t’ju dhënë volum flokëve të hollë

Disa mënyra të thjeshta për t’ju dhënë volum flokëve të hollë

Ndër problemet me të cilat përballen ata që kanë flokë të hollë është dhe mungesa e volumit. Produktet për stilim japin një rezultat të përkohshëm por gjithashtu mund të dëmtojnë flokët. Megjithatë, ka disa sekrete që japin volumin e dëshiruar pa pasur nevojë për mjete që mund t’i djegin flokët.

Së pari, është e nevojshme përdorimi i një shampoje që mbron mikrobiomën e lëkurës së kokës, që përmban antioksidantë si vitamina E, e cila forcon barrierën hidrolipide. Së dyti, aplikoni të paktën një herë në javë një maskë të veçantë për lëkurën e kokës.

Së treti, duhet treguar kujdes dhe për pjesën e gjatësisë së flokut. Stilimi me mjete të nxehta, ekspozimi ndaj diellit apo faktorë të tjerë e përkeqësojnë gjendjen e flokut. Prandaj, pas larjes, aplikoni një maskë në formë xheli me aminoacide.

Më pas, në flokët të lagur aplikoni një produkt zbutës që mund ta bëjë më të lehtë krehjen. Aplikoni dhe një vaj specifik për majat. Së fundmi, një hap po aq i rëndësishëm për të shmangur stilimin me mjete që i djegin flokët, është të bëni një prerje që do t’i bëjë flokët të duken më me shumë volum. /abcnews.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Pse flemë? Shkencëtarët nuk e dinë ende, por e kanë një hipotezë

Të gjitha kafshët flenë, madje edhe krimbi i rrumbullakët dhe i vogël Caenorhabditis elegans. Shkencëtarët janë përpjekur prej kohësh që ta kuptojnë pse ndodh gjumi. Ata kanë bërëshumë prova me minjtë në laborator, por të...

“Ja pse shqiptarët kanë sukses kur largohen nga Atdheu?”

Eksperti i Turizmit, Auron Tare, përmes një postimi në facebook ka sjellë në vëmendjen e ndjekësve të tij rastin e George Tames,...

Ky ushqim në mëngjes mbron imunitetin dhe mban larg gripin

Me ardhjen e vjeshtës vijnë edhe infeksionet virale të cilat tashmë në periudhë pandemie bëhen akoma më të rënda.

“Pallati Stratigò”, dëshmi e kulturës arbëreshe që prej vitit 1533

Foto Ilustrim: Pallati Stratigò Pallati Stratigò, është një ndër ndërtesat më të njohura në Lungro, një nga “qytezat e...

Recent Comments