- Shejh Shuajb Arnauti
Shejh Shuajb Arnauti lindi ne Damask te Sirise ne vitin 1928 nga nje familje e paster shqiptare. Rrenjet e tij kthehen ne Shkodren e Bushatllinjve. Familja e shejh Shuajbit shperngulet nga Shkodres dhe vendoset ne Siri. I ati u shperngul nga shkodra ne vitin 1926. Pikenisje e diturise se shejh Shuajbit ishte prindi i tij. Kurani e shtyu qe te studionte gjuhen arabe. Ai iu perkushtua gjuhes arabe per rreth 10 vjet, duke mesuar nga profesore te ndryshem neper xhamite e Damaskut. Ne vitin 1955 Shuajbi u inkuadrua ne nje shkolle te mesme ne Damask ne cilesine e mesimdhenesit te gjuhes arabe dhe i kultures islame.Ne vitin 1958 fillon te punoje ne bibloteken islame ne Damask e cila ishte me e njohura ne Siri. Ne biblioteke punoi rreth 20 vjet duke korrektuar 70 tituj te ndryshem. Shejh Shuajbi nuk e ka harruar kurre atdheun. pas viteve 1990 ai vizitoi Shqiperine. Mos te harrojme se ai e flet gjuhen shqipe shume bukur. Kur shejh Shuajbi permend Shqiperine thote: ” Gjaku me leviz ndryshe kur them se jam shqiptar, vet emri dhe llagapi im deshmon se jam shqiptar.
I ka shërbyer fesë islame në lëmin e hadithit dhe recensimin e shumë librave të fikhut për më shumë se 50 vjet. Ai së bashku me dy shqiptarët e tjerë dijetarët e nderuar Shejh Albanin dhe shejh Abdulkadrin lanë për botën akademike islame për 50 vjet punë të palodhur më shumë se 600 vëllime libra shërbime në shkencën e hadithit.
Zoti e meshirofte dhe i dhurofte xhenetin firdeus.