Balonat kanë hyrë në garën e turizmit hapësinor, pasi kompania e teknologjisë World View bëri me dije se ka ndërtuar balonën, e cila do të mund të na dërgojë përtej Tokës, në një lartësi prej 18 miljesh.- Advertisements –

Fluturimi në stratosferë me një balonë mund të shkaktojë pasiguri, por Ryan Hartman, presidenti i World View, thotë se është shumë i sigurt.

Ndryshe nga balonat tradicionale, të cilat ngrihen duke përdorur ajër të nxehtë, balona e hapësirës është e mbushur me helium, i cili e zgjeron balonën sa më lart të shkojë, çka që u jep udhëtarëve një ngritje më të qëndrueshme.

YouTube video

Projekti është krijuar gjithashtu për t’u dhënë udhëtarëve një pamje radikale të të planetit dhe mënyrës se si funksionon.

Fluturimet me balonën hapësinore nis në vitin 2024 dhe udhëtimi kushton 50 mijë dollarë.

Kompania World View po kryen testime në bazën në Arizona. Udhëtimet pritet të zgjasin rreth gjashtë deri në tetë orë, por ata planifikojnë të ofrojnë gjithashtu një aventurë pesë ditore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here