6.1 C
Pristina
Friday, January 22, 2021
Home KËSHILLA 4 përdorimet e panjohura të llumit të kafesë

4 përdorimet e panjohura të llumit të kafesë

Kafeja është një ndër pijet më të dashura në shoqërinë tonë, kjo është edhe një arsye e mirë pse kafenetë tona janë gjithmonë plot. Një ritual që i ka rrënjë thellë në zanafillën e historikut të vetë kafesë si produkt. Ndër llojet më të dashura mbetet kafeja turke, ku shpeshherë mamatë ose nënat tona pëlqejnë dhe ta kthejnë ndonjëherë për të parë fatin. Por llumi i kafesë ka edhe përdorime të tjera, përveçse t’ju ”ndriçojë” rrugën e së ardhmes.

Sy të fryrë: Përgatisni një masë kremoze duke përzierë llumin e kafesë me ujë dhe aplikojeni poshtë syve. E lini të veprojë për 10 minuta më pas e shpëlani. Kafeina vepron mbi enët e gjakut duke reduktuar fryrjen.
Forcon ngjyrën e rrobave:Nëse veshjet e zeza po humbasin ngjyrën, atëherë gjatë larjes së tyre shtoni rreth 40 gramë llumë kafeje të shkrirë në 4 litra ujë. Taninet e kafesë shërbejnë për të kthyer ngjyrat e errëta.
Eliminon erërat: Fërkojini duart me llumin e kafesë, përpara se t’i lani normalisht për të eliminuar të gjitha erërat.
Riparoni të gërvishturat në mobiliet tuaja: Një copëz pambuku të njomë e lyeni me llumin e kafes dhe e kaloni disa herë në zonën e gërvishtur. Kur zona të thahet, largojeni llumin e kafesë me një pecetë të thatë

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

A janë puçistë shqiptarët?

"SULLTANI I FUNDIT"Nga: Michele De Grece (fragment nga romani historik “Sulltani i fundit” mbi puçin në Perandorinë...

Simon Rrota: Si i mbrojti ushtria turke kristianët e Shkodrës

KUJTIMET E PIKTORITMarrëdhëniet e katolikëve e muslimanëve në Shkodrën e fillimshekullit të 20-të…Duhet...

Nëna luaneshë sulmohet dhe përleshet me qentë e egër për ta shpëtuar këlyshin

Shalin Fernando ishte duke vizituar një zonë malore në Botswana, kur pa një luaneshë me të voglin, që ishte rrethuar prej një...

Lëngu i qepës, zgjidhja ideale për pastrimin e organizmit

Lëngu i qepës është një pije jo shumë e përhapur dhe me shumë gjasë e padëgjuar.Ky lëng ka një përdorim tërësisht mjekësor...

Recent Comments