Nga fundi i shekullit të katërt, Perandoria Romake perëndimore u shpërbë pas gati një 500-vjeçari, si superfuqia më e madhe e botës. Historianët kanë fajësuar për kolapsin me qindra faktorë të ndryshëm, duke i përshkallëzuar, nga dështimet ushtarakë dhe tatimet paralizuese, tek fatkeqësitë natyrore dhe madje edhe nga ndryshimi i klimës. Megjithatë, të tjerë argumentojnë se Perandoria Romake nuk ka rënë në të vërtetë në vitin 476 pas Krishtit, deri sa gjysma e saj lindore vazhdoi për një mijë vjet në formën e Perandorisë Bizantine. Ndërsa për sa i përket pyetjeve si dhe kur ra perandoria, mbetet një subjekt i një debati të vazhdueshëm. Ja tetë arsye se pse një prej perandorive më legjendare të historisë erdhi e u shemb në fund.
Pushtimi nga fiset barbare
Teoria më e drejtpërdrejtë për rrëzimin e Romës perëndimore ia atribuon rënien një vargu humbjesh ushtarake, të pësuara kundër forcave të jashtme. Roma ishte ngatërruar me fiset gjermanike për shekuj të tërë, por nga vitet 300 grupet “barbare” si gotët, patën shkelur përtej kufijve të Perandorisë. Romakët ia dolën me sukses të shtypnin një kryengritjeje gjermanike në fund të shekullit të katërt, por në 410-ën Mbreti Visigot Alaric plaçkiti me sukses qytetin e Romës. Perandoria i kaloi disa dekada më pas nën kërcënimin e vazhdueshëm, përpara se “Qyteti i Përjetshëm” të bastisej në vitin 455, këtë herë nga vandalët. Së fundi, në 476, lideri gjermanik Odoacer organizoi një revoltë dhe rrëzoi perandorin Romulus Augustulus. Që atëherë e tutje, asnjë perandor romak nuk do të sundonte kurrë përsëri nga një pozitë shtetërore në Itali. Kjo bën që shumë historianë të thonë se viti 476 ishte viti kur Perandoria e Romës pësoi goditjen vdekjeprurëse të saj.
Problemet ekonomike dhe mbështetja e tepërt në punën e skllevërve
Roma ishte nën sulmin e forcave të jashtme, por ajo ishte gjithashtu duke u shkatërruar nga brenda falë një krize të rëndë financiare. Luftërat e vazhdueshme dhe tepër të shtrenjta e kishin zbrazur ndjeshëm arkën perandorake, dhe tatimet shtypëse dhe inflacioni kishin zgjeruar hendekun mes të pasurve dhe të varfërve. Me shpresën për të shmangur taksidarin, shumë anëtarë të klasave të pasura kishin ikur në fshatra dhe kishin ngritur çifligje të pavarura. Në të njëjtën kohë, perandoria u trondit nga një mungesë në vende pune. Ekonomia e Romës varej nga robërit që punonin fushave të saj, dhe ushtria tradicionalisht kishte siguruar një fluks të ri nga popujt e pushtuar për t’i vënë në punë. Por kur zgjerimi i territoreve u ndal në shekullin e dytë, furnizimi i Romës me skllevër dhe thesare të tjerë të luftës filloi të shteronte. Një goditje tjetër erdhi në shekullin e pestë, kur Vandalët pretenduan Afrikën e Veriut dhe filluan të ndërpresin tregtinë e perandorisë, duke u sjellë verdalle Mesdheut, si piratë. Me lëkundjen e saj ekonomike dhe me prodhimin tregtar dhe bujqësor në rënie, Perandoria filloi të humbasë kontrollin e saj në Evropë.
Rritja e Perandorisë Lindore
Fati i Romës Perëndimore u vulos pjesërisht në fund të shekullit të tretë, kur Perandori Diokleciani e ndau perandorinë në dy pjesë – Perandorinë Perëndimore me seli në qytetin e Milanos, dhe Perandorinë Lindore në Byzantium, i njohur më vonë si Konstandinopoja. Ndarja e bëri perandorinë më të lehtë të qeverisej në një afat të shkurtër, por me kalimin e kohës të dy gjysmat u larguan nga njëra tjetra. Lindja dhe Perëndimi nuk arritën të punojnë siç duhet së bashku për të luftuar kërcënimet e jashtme, dhe të dyja shpesh u grindën mbi burimet dhe ndihmën ushtarake. Ndërsa hendeku u zgjerua, Perandoria që fliste kryesisht greqisht – Lindorja, u rrit e u pasurua ndërsa Perëndimi që fliste Latinisht u zhyt në krizë ekonomike. Ajo që ishte më e rëndësishmja, forca e Perandorisë Lindore shërbeu për të devijuar pushtimet Barbare në Perëndim. Perandorët si Konstandini siguruan që qyteti i Konstandinopojës të fortifikohej dhe të ruhej mirë, por Italia dhe qyteti i Romës – të cilat kishin vetëm vlerë simbolike për shumëkënd në Lindje, u lanë të dobëta. Struktura politike Perëndimore do të shpërbëhej në fund në shekullit të pestë, por Perandoria Lindore duroi në një farë mënyre për një mijë vjet, para se të tronditej plotësisht nga Perandoria Osmane në vitet 1400.
Shtrirja e tepruar dhe mbishpenzimet ushtarake
Në kulmin e saj, Perandoria Romake shtrihej nga Oqeani Atlantik në të gjithë rrugën deri në lumin Eufrat në Lindjen e Mesme, por madhështia e saj mund të ketë qenë edhe rënia e saj. Me një territor të tillë të madh për t’u qeverisur, perandoria përballoi një makth administrativ dhe logjistik. Edhe me sistemet e tyre të shkëlqyera rrugore, romakët nuk ishin në gjendje për të komunikuar shpejt ose në mënyrë efektive për të menaxhuar pronat e tyre. Roma luftoi për të rreshtuar trupa dhe burime të mjaftueshme për të mbrojtur kufijtë e saj nga rebelime lokale dhe nga sulmet e jashtme, dhe nga shekulli i dytë perandori Hadrian u detyrua të ndërtojë muret e tij të famshme në Britani, vetëm për të mbajtur armikun larg. Ndërsa gjithnjë e më shumë fonde u kanalizuan në mirëmbajtjen ushtarake të perandorisë, përparimi teknologjik u ngadalësua dhe infrastruktura civile e Romës ra në gjendje te keqe.
Korrupsioni qeveritar dhe paqëndrueshmëria politike
Nëse madhësia e Romës e bëri të vështirë qeverisjen, udhëheqja joefektive dhe kontradiktore vetëm sa shërbeu për të zmadhuar problemin. Të qenët perandor romak ka qenë gjithmonë një punë veçanërisht e rrezikshme, por gjatë shekujve të trazuar të dytë dhe të tretë, ai pothuajse u bë një dënim me vdekje. Lufta civile e futi perandorinë në kaos, dhe më shumë se 20 burra morën fronin në një hapësirë ​​prej vetëm 75 vitesh, zakonisht pas vrasjes së paraardhësit të tyre. Rojet-personale, truproja të perandorit – vranë dhe instaluan sovranë të rinj në vend të tyre, dhe një herë madje e vunë në ankand vendin për ofruesin më të lartë. Kalbja politike u zgjerua edhe në Senatin romak, i cili nuk arriti t’i zbuste teprimet e perandorëve për shkak të korrupsionit të tij të madh dhe paaftësisë. Ndërsa situata u përkeqësua, krenaria qytetare u dobësua dhe shumë qytetarë romakë humbën besimin në udhëheqjen e tyre.
Ardhja e Hunëve dhe migrimi i fiseve barbare
Sulmet Barbare ndaj Romës erdhën pjesërisht nga një migrim masiv i shkaktuar nga pushtimi Hun-ëve të Evropës në fund të shekullit të katërt. Kur këta luftëtarë euroaziatika hynë përmes Evropës veriore, ata dëbuan shumë fise gjermanike në kufijtë e Perandorisë Romake. Romakët ngurues lejuan anëtarët e fisit vizigot të kalojnë në jug të Danubit dhe nën sigurinë e territorit romak, por ata i trajtuan me mizori ekstreme. Sipas historianit Ammianus Marcellinus, zyrtarët romakë detyruan gotët e uritur të shisnin fëmijët e tyre në skllavëri në këmbim të mishit të qenit. Në egersinë ndaj Gotëve, romakët krijuan një armik të rrezikshëm brenda kufijve të tyre. Kur shtypja u bë shumë e madhe për t’u duruar, gotët u ngritën në revoltë dhe në fund shpartalluan një ushtri romake dhe vranë perandorin Lindor Valens gjatë betejës së Adrianopojës në vitin 378 A.D. Romakët e tronditur negociuan një paqe joserioze me barbarët, por armëpushimi u zgjidh në 410, kur Mbreti barbar Alaric lëvizi në perëndim dhe plaçkiti Romën. Me Perandorinë Perëndimore të dobësuar, fiset gjermanike si vandalët dhe Saksonët ishin në gjendje të vërshojnë përtej kufijve të saj dhe të pushtojnë Britaninë, Spanjën dhe Afrikën e Veriut.
Krishterimi dhe humbja e vlerave tradicionale
Rënia e Romës është përputhur me përhapjen e krishtërimit, dhe disa kanë argumentuar se rritja e një besimi të ri ndihmoi për të kontribuar në rënien e Perandorisë. Dekreti i Milanos legalizoi krishterimin në 313, dhe më vonë ai u bë besimi shtetëror në 380. Këto dekrete i dhanë fund shekujve të persekutimit, por ato mund të kenë gërryer edhe sistemin tradicional të vlerave romake. Krishtërimi zhvendosi fenë politeiste romake, e cila e shihte perandorin si të kishte një status hyjnor, dhe gjithashtu e zhvendosi vëmendjen larg nga lavdia e shtetit dhe mbi një hyjni të vetme. Ndërkohë, papët dhe udhëheqës të tjerë të kishës morën një rol në rritje në çështjet politike, duke ndërlikuar më tej qeverisjen. Historiani i shekullit të 18-të Eduard Gibbon ishte përkrahësi më i famshëm i kësaj teorie, por pikëpamja e tij ka qenë kritikuar gjerësisht. Ndërsa përhapja e Krishtërimit mund të ketë luajtur një rol të vogël në frenimin e virtytit qytetar romak, shumica e studiuesve tani argumentojnë se ndikimi i tij u zbeh në krahasim me faktorët ushtarakë, ekonomikë dhe administrativë.
Dobësimi i legjioneve romake
Për shumicën e historisë së saj, ushtria e Romës ishte zilia e botës së lashtë. Por gjatë rënies, përbërja e legjioneve dikur të fuqishme filloi të ndryshojë. Në pamundësi për të rekrutuar ushtarë të mjaftueshëm nga qytetaria romake, perandorë si Diokleciani dhe Konstandini filluan punësimin e mercenarëve të huaj për të mbështetur ushtritë e tyre. Radhët e legjioneve përfundimisht u rritën me gotë gjermanikë dhe të barbarëve të tjerë, aq shumë saqë romakët filluan të përdorin fjalën latine “barbarus” në vend të “ushtar.” Ndërsa këta ushtarë gjermanë me pagesë dëshmuan se ishin luftëtarë të fortë, ata gjithashtu kishin pak ose aspak besnikëri ndaj perandorisë, dhe oficerët e tyre të etur për pushtet shpesh u ktheheshin kundër punëdhënësve të tyre romakë. Në fakt, shumë prej barbarëve të cilët plaçkitën qytetin e Romës dhe rrëzuan Perandorinë Perëndimore kishin fituar gradat ushtarake ndërsa kishin shërbyer në legjionet romake.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here