E ndërtuar në një fshat bregdetar në Francë, shtëpia e quajtur “Castel Meur”, por që njihet edhe si “shtëpia në humnerë”, daton që nga viti 1861. Godina është e vendosur në mënyrë spektakolare midis dy shkëmbinjve të mëdhenj graniti për ta mbrojtur atë nga stuhitë famëkeqe të zonës.

Në kohën kur u ndërtua, përkatësisht në shekullin XIX, nuk kërkohej leje planifikimi, e ndaj sipas asaj që dihet, një burrë u dashurua me gadishullin dhe thjesht vendosi të ngrinte një shtëpi aty, duke e ndërtuar atë mes një hendeku dhe me shpinë të kthyer nga deti.

Vila u banua për një kohë të konsiderueshme, por pas shekullit të XX, ajo u shndërrua në një shtëpi pushimi.

Në vitin 2004, mbesa e pronarit origjinal u zhvendos nga SHBA-ja në Francë dhe u transferua në vilën piktoreske.

Sipas raporteve, pronari më pas mori të drejtat ligjore për imazhin e pronës, e cila nuk shfaqet më në kartolina ose reklama të zonës. Një mur u ndërtua gjithashtu rreth pronës, duke rritur privatësinë e saj.

Ata që shpresojnë të kapin një paraqitje të shkurtër të Castel Meur mund ta shohin shtëpinë nga shtigjet bregdetare aty pranë. Sidoqoftë, vizitorët duhet të kenë parasysh se nuk është e hapur për publikun.

Zona Plougrescant në Francë, ku dhe ndodhet shtëpia, është e njohur për bukurinë e saj dhe relievin e thyer.

Bordi i turizmit në vend e përshkruan atë si “pika më e çmendur veriore e rajonit”. Gjithashtu, bordi rekomandon vizitën e kishës Plougrescant e cila, “duket sikur ka dalë nga faqet e një përralle”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here