6.1 C
Pristina
Wednesday, December 1, 2021
Home KURIOZITETE Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme

Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme

Deri të premten më ngrohtë gjatë ditës e me diell. Në fundjavë reshje shiu dhe rënie e temperaturave

Sipas Prishtina Weather mot më i ngrohtë pritet të mbajë në ditët e ardhshme, me kthjellime e diell, derisa ditën e premte vranësirat do të shtohen orëve të pasdites.  Orëve të mëngjesit mbetet më ftohtë, përreth ultësirave me mundësi për formim të mjegullës apo mjegullinës.

Ditën e shtunë do të ketë reshje lokale shiu, nga pasditja edhe temperaturat pësojnë rënie, e nga e diela do të mbajë mot i ftohtë, ndërkaq vranësirat fillojnë të shpërndahen.  Ditën e hënë pas mëngjesit të ftohtë ditën do të mbajë mot kryesisht me diell.

Ndotësit ajror do të mbeten në koncentrime më të rritura ditën e enjte, me indeks në vlera mesatare e të dobëta, mirëpo me ndryshimin e motit që pritet ditëve në vijim, me qarkullim më të mjaftueshëm ajror, indeksi do të shënojë përmirësim në vlera të pranueshme dhe të mira në fundjavë.

21.10 – Kryesisht me diell dhe më butë.  Në mëngjes përreth ultësirave mundësi për mjegull apo mjegullinë.

22.10 – Fillimisht me diell, në mëngjes në ultësira mundësi për mjegull apo mjegullinë.  Ditën ngrohtë e vranësirat shtohen.

23.10 – Kryesisht vranët, e kohëpaskohe me reshje lokale shiu, e orëve të mbrëmjes më ftohtë.

24.10 – Më ftohtë e kryesisht me vranësira, që deri në mbrëmje pritet të shpërndahen.

25.10 – Kryesisht me diell, e në mëngjes ftohtë.

Temperaturat minimale luhaten nga 4C-9C, e në pjesët e mbuluara me mjegull, minimalet zbresin edhe në 0C e 2C. Temperaturat maksimale shënojnë rritje deri në 19C e 20C ditën e premte, e deri të dielën zbresin në 10C.

Do të fryjë erë mesatare nga krahu jugor 4-12m/s, e nga e shtuna ndryshon drejtimin në verilindje.

Shtypja atmosferike mbetet pak më e lartë nga vlerat normale, por që në fundjavë sërish shënon një rritje edhe më të vazhdueshme.https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FPrishtinaWeather%2Fposts%2F4461305950583790&show_text=true&width=500

Sh

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Shmangni këto ushqime për një bark të sheshtë

Nëse doni një stomak të sheshtë, qëndroni larg nga tre ushqimet që me siguri i konsumoni çdo ditë! Djegia...

Ushqimet që e rrisin tensionin e lartë të gjakut

ensioni i lartë i gjakut mund të jetë shkatërrimtar për zemrën, trurin dhe veshkat. Përpos kësaj, tensioni i lartë...

Formula e saktë që ju llogarit sa orë duhet të flini

Për shumë njerëz, koha e zgjimit është e njëjtë, por koha e fjetjes ndryshon në varësi të jetës sociale, orarit të punës...

A mund ta gjeni insektin që e ka ngjyrën ndryshe nga të tjerët

Këtë herë do të testoni shikimin tuaj me një figurë ku shihen disa insekte njësoj, por njërës prej tyre i ndryshon pak...

Recent Comments