Ka shumë arsye pse njerëzit nuk i frekuentojnë palestrat, por më së shumti ekziston sikleti se nuk dinë të bëjnë një pjesë të ushtrimeve.
Kështu që në lojë futet teknologjia me videot që qarkullojnë online, të cilat në qendër kanë ushtrimet fizike.
Në këto sekuenca të shkurtra shpjegohen shumë ushtrime, por edhe bëhen premtime për humbje peshe.
Shumë njerëz përpiqen në maksimum që të mësojnë lëvizjet duke i parë, por herë pas here kjo nuk arrihet.
Problemi dhe rreziku më i madh që vjen nga këto ushtrime që qarkullojnë pa rregulla dhe kufi në internet është që shumë njerëz përfundojnë duke lënduar veten.
Ekspertët sugjerojnë që të ushtroheni nën kujdesin e një profesionisti të fushës, pasi vetëm në këtë mënyrë do të jeni të sigurt.