Sot do të lansohet një anije kozmike në hapësirë për të zbuluar “fosilet” e Sistemit Solar.
Misioni Lucy do të sillët jashtë orbitës së Jupiterit për të studiuar grupe asteroidesh dhe çdo dëshmi mbi krijimin e planeteve.
Shefi i Shkencës në NASA, Dr. Thomas Zurbuchen, ka bërë të ditur se ky mision do të jetë një hap i ri dhe i rëndësishëm për shkencën.
“Po fillojmë një dekadë të shkencës së asteroideve”, tha Zurbuchen lidhur me misionin.
Edhe anija kozmike ka marrë emrin e njëjtë me misionin.
Anija Lucy përbëhet nga dy panele solare të mëdha, teksa peshon 1.5 tonë.
Misioni është planifikuar të zgjasë 12 vite.