Trajtimi i ri për kancer mund të shkatërrojë tumoret te pacientët e sëmurë në prag të vdekjes, kanë zbuluar shkencëtarët.

Në këto testime, një koktel i medikacioneve imunoterapike bënte gati sistemet imunitare të pacientëve për të vrarë qelizat e tyre kanceroze dhe nxiti “trend pozitiv në mbijetesë”, sipas hulumtuesve në Institutin për Hulumtimin e Kancerit [ICR] në Londër.

Një pacient, që pritej të vdiste para katër vitesh, i rrëfeu Guardianit për momentin “e mahnitshëm” kur infermierët e thirrën për t’i thënë se tumori i tij “ishte zhdukur krejtësisht”, përcjell Periskopi.

Gjyshi 77 vjeçar tash ka mbetur pa kancer dhe e kaloi javën e kaluar duke lunduruar me gruan e tij.

Shkencëtarët zbuluan kombinimin e nivolumabit dhe ipilimumabit, medikacioneve që çuan në zvogëlimin e madhësisë së tumoreve në kokën dhe qafën e pacientve të sëmurë për vdekje.

Te disa prej tyre, kanceri zhdukej krejtësisht, me doktorët të befasuar se nuk kishte pasur as shenjë të sëmundjes.

Kombinimi i dy ilaçeve të imunoterapisë mund të jetë një armë efektive ndaj formave të ndryshme të kancerit të avancuar, kanë thënë ekspertët.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here