Një arktitekt skocez ka krijuar tullën më të shtrenjtë në botë, 25 mijë paund një!

Danny Campbell, 30 vjeç, themeloi shtëpin e arkitekturës Hoko në Glasgow në vitin 2019 dhe tani planifikon tulla blu të markës së tij me çmimin që sapo lexuat 25.000 £ secila.

Deri tani besohej se tulla më e shtrenjtë në botë ishte ajo “Kolumba”, e cila ishte e punuar me dorë dhe kushtonte rreth 40 korona daneze (4.50 £).

Por pse tulla Hoko kushton kaq shumë? Danny Campbell ka krijuar vetëm 20 copë për një fushatë nga financimi i njerëzve.

Ai tha:

“Me fushatën tonë, Hoko do të bëhet shtëpia arkitekturore që është në pronësi të vetë pronarëve të shtëpive. Po ndërtojmë diçka speciale dhe ata që do të zotërojnë një tullë Hoko janë saktësisht në zemër të këtij projekti dhe gjithçkaje që do të sjellë firma Hoko. 25,000 paundë mund të duken një shumë e madhe për një tullë, por është shumë më tepër se kaq. Është një shans për të zotëruar një pjesë të historisë së arkitekturës në shtëpinë tuaj dhe për të qenë pjesë e zhvillimit të saj.”/ GOTA NEWS ALBANIA

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here