Qëllimi parësor i Kalasë së Templarëve ishte të mbrohej Rruga e famshme e Shën Jakobit, e cila përdorej nga pelegrinët në Santiago de Compostela
Kalaja e Templarëve e Ponferradas (El castillo de los templarios de Ponferrada) është e vendosur në qytetin e Ponferrada në provincën kasteliane Leon, transmeton Telegrafi.
Hulumtimet e hershme pohuan se ajo u ndërtua në shekullin e 12-të mbi rrënojat e një kështjelle keltike. Mirëpo, hulumtimet e mëvonshme e kundërshtuan këtë pretendim dhe sot konsiderohet se ajo ishte ndërtuar në të vërtetë mbi mbetjet e një vendbanimi romak dhe vizigotik.
Si e mori emrin?
Kur Ponferrada u bë e varur nga Urdhri në vitin 1178, anëtarët gjetën një fortifikim të vogël për veten e tyre, i cili u përmirësua dhe u zgjerua për ta me donacione nga mbretërit e viseve të provincës Leon.
Qëllimi parësor i Kalasë së Templarëve ishte të mbrohej Rruga e famshme e Shën Jakobit, e cila përdorej nga pelegrinët për në Santiago de Compostela.
Sot, kështjella ka një rëndësi të madhe artistike për shkak të ndërthurjes së kullave, mes kateve, fasadave lozonjare, oborreve të bollshme …
/Telegrafi/