6.1 C
Pristina
Thursday, October 21, 2021
Home HISTORI/ARKEOLOGJI Ismal Qemalit e Ferit pashë Vlora/Ç’u tha në takimin në jaht?

Ismal Qemalit e Ferit pashë Vlora/Ç’u tha në takimin në jaht?

Mes muajve mars – prill të vitit 1910, autori austriak Sigmund Munz, i cili po bënte një udhëtim në Mesdhe me jahtin “Rovenska”, takohet në Stamboll me deputetin e parlamentit osman, Ismail Qemal Vlora dhe kushëririn e tij të dytë, Ferit pashë Vlora, ish-Vezir i Madh (kryeministër) i Perandorisë në vitet 1903-1908.

Ishte koha kur Kosova dhe Malësia e Madhe, kishin ngritur krye kundër politikave të Turqisë, për taksat e reja, për ndalimin e arsimit shqip dhe imponimin e alfabetit osman.

Një ditë, përpara se të niseshim për në Stamboll, u takuam me Ferit pashën, Ismail Qemalin dhe me çiftin grek Griparis, në bordin e jahtit “Rovenska”. Feriti, Ismaili dhe unë, zumë vend nën një tendë, për të biseduar, pranë tryezës.

Në afërsi të jahtit tonë ishte një anije luftarake turke, ku po hipnin ushtarë që do të dërgoheshin në Selanik dhe, prej andej, për në malet e Shqipërisë.

Ismail Qemali tha: “Një shtypje e kryengritjes nga jashtë nuk ka kurrfarë vlere. Plaga do të hapet përsëri. Qeveria osmane ka bërë edhe një gabim të rëndë, duke u imponuar shqiptarëve alfabetin turk.”Për ta mbyllur, ai shtoi: “Edhe Serbia e vjetër është në fakt, shqiptare. Pretendimet e Serbisë për këtë krahinë, që shovinizmi e quan “Serbi të vjetër”, janë një marrëzi…”Kur dikush në shoqërinë tonë përmendi se, shqiptarët ishin të ardhur nga Kaukazi, Ismail Qemali ia ktheu: “Ata janë racë autoktone.”Ferit pasha ndërhyri duke buzëqeshur: “Ata janë po aq të vjetër sa Hëna dhe ndoshta më të vjetër dhe nuk lejojnë të bëhet shaka me këtë.”

Ferit pasha theksoi edhe një herë, se një problem kryesor i Turqisë ishte që ajo duhet t’u jepte lirinë shqiptarëve.

Ismail Qemali, shtoi: “Reforma, reforma për Shqipërinë, kjo është më e rëndësishmja. Ishin parashikuar nga Kongresi i Berlinit, por deri tani kanë mbetur vetëm një ëndërr në diell. Ato do të realizohen një ditë, mirëpo me shtypje të përgjakshme nuk arrihet asgjë, përveçse zemërim, çfarë do të shpaguhet shtrenjtë.”

(“Balkan Herrscher und Staatsmänner”, Sigmund Münz, Wien, 1912

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Zbulohet kisha 1.600 vjeçare në qytetin e lashtë Oriene të Turqisë

Zbulohet kisha 1.600 vjeçare në qytetin e lashtë Oriene të Turqisë “Ne zbuluam se toka e kishës përbëhet nga...

Teknologjia e parë në botë, ari do të nxirret nga telefonat e vjetër

Ari dhe metalet e çmuara do të nxirren nga telefonat dhe laptopët e vjetër. “Mint Royal” planifikon të prezantojë...

Këshilla nga psikologët e Harvardit për të rritur fëmijë të mbarë

Kohët kanë ndryshuar shumë dhe me kohë të reja vijnë zakone të reja, grupe sjelljesh dhe qëndrimesh që duken shumë të ndryshme...

Kush ishte kroati që diktoi shqipen në 1920-ën në mes të Beogradit

Fillimi i interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Serbi, e ka zanafillën më 1905, kur Universiteti i Beogradit, që atë vit...

Recent Comments