E varfër dhe e vogël, Portugalia ishte në buzë të Europës mesjetare. Por detarët e saj, krijuan epokën e globalizimit, që vazhdon edhe sot.

Nga Roger Crowley

Në vitet e fundit të shekullit 15, Portugalia surprizoi botën. Zbarkimi i Vasko de Gamës në Bregun Indian në maj të vitit 1498 ishte i papritur. Ekzistonin zërat se tre njerëz të mbretit të Portugalisë kishin mbërritur në Aden dhe Calicut në Indi dhe se ishin dërguar për të zbuluar më shumë rreth atyre ishujve, e se kapiteni i tyre ishte Kolombi. Udhëtimi i de Gamës kishte rrënuar autoritetin e lashtë të gjeografisë së Ptolemeut, që e konsideronte oqeanin Indian, një liqen të mbyllur.

Kolombi kishte ardhur për të dominuar historiografinë e epokës së zbulimeve. Roli i Portugalisë në fillim të epokës moderne është gjithashtu i madh. Për gati një shekull ata udhëhiqnin në lidhjen e dy hemisferave duke i dhënë popullit një kuptim të ri të vendit të tyre në botë. Së bashku me epokën e Kolombit, ekziston dhe një epokë domethënëse e Vasko de Gamës në histori.

Rrethimi i Kepit të Shpresës së Mirës nga Gama ishte rezultat i një përpjekjeje 60-vjeçare. Portugalia ishte e varfër dhe e vogël në arenën e botës mesdhetare, por bregu i saj i gjatë atlantik me aftësi unike në navigim, hartografi dhe lundrim në det të hapur, bënë që të zhvillohej identiteti kombëtar. Kërkimi i Indisë ishte një çështje që niste e përfundonte herë pas here, e penguar fillimisht nga skllavëria dhe nga gjuetia e arit, por dekadë pas dekade portugezët punuan për të shkuar në bregun perëndimor të Afrikës, duke eksploruar lumenjtë e saj gjigandë dhe hartën e bregdetit. Lisbona, duke qenë e hapur ndaj detit, i dha Europës një shije të re të botës përtej vetes. Udhëtimet afrikane qytetin që ishte i vendosur për të kërkuar ide të reja rreth kozmografisë. Shumë prodhime shkarkoheshin në brigjet e saj, sheqer, erëza, papagaj, madje dhe skllevër.

Udhëtimet 60-vjeçare në bregun afrikan i mundësua portugezëve të zhvillonin një metodologji të përvetësimit të njohurive bazë të vëzhgimit. Ata u bënë vëzhgues ekspertë dhe mbledhës të informacioneve kulturore e gjeografike. Ata punonin me efikasitet të madh, duke punësuar përkthyes, duke mësuar gjuhë të reja, duke vizatuar hartat më të mira që ata mund të vizatonin. Astronomët dërgoheshin në udhëtime e mbledhja e informacioneve u bë një detyrë shtetërore. Informacioni ushqehej nga një pikë qendrore, Shtëpia e Indisë në Lisbonë, ku çdo gjë ruhej nën kontrollin e drejtpërdrejtë të Kurorës që informonte për ciklin e ri të udhëtimeve. Ky sistem feedback-u dhe kjo lloj përshtatjeje ishte shumë efektive. Ajo u shoqërua me një zgjerim të shpejtë të njohurive hartografike.

Pasi Gama mbërriti në Bregdetin Malabar, portugezët e përdorën këtë gjë për mirë. Pas një dekade tensionesh në Oqeanin Indian, ata e kuptuan, se si funksiononte toka e tyre 28 mln milje katrorë, portet kryesore, mundësitë e lundrimit dhe rrugët e komunikimit. Nën udhëheqjen e dy liderëve frymëzues, Francisco de Almeida dhe Afonso de Albuquerque, portugezët ndërtuan një perandori të madhe detare që do të ishte shembull për zgjerimin kolonial europian. Pa burime njerëzore për të mbajtur territorin, ata u mbështetën në krijimin e bazave të fortifikuara në pikat kryesore strategjike rreth oqeanit. Ata pushtuan Mozambikun në bregdetin Suahilli, Ormuz-in në Gjirin Persik, Goa dhe Malacca në gadishullin Malay, dhe lëviznin të mira material mes Egjiptit dhe Kinës.

Zhvillimi i portugezëve ishte i shpejtë. Ata aksidentalisht zbuluan Brazilin në vitin 1500. Në fillim morën Goa-n që ishte e destinuar të ishte selia e perandorisë së tyre indiane. Albuquerque dërgoi ambasada në Burma, Tailandë e Sumatra në të njëjtin vit. Portugezët kryen misionin e parë për marrëdhënie diplomatike me dinastinë Ming në Kinë në vitin 1516. Ata u vendosën edhe në brigjet e Guineas së Re në vitin 1525 dhe në Japoni në vitin 1543. Ata ishin të parët që vizituan Australinë. Portugezi Fernao de Magalhaes udhëhiqte anijet spanjolle nëpër botë, edhe pse ai vetë vdiq në udhëtim. Në 50 vjet, marinarët portugezë kishin prekur çdo kontinent përveç Antarktidës.

Brenda Oqeanit Indian, portugezët formua një perandori formale, kryesisht përmes dhunës të ndërthurur me diplomacinë dhe tregtinë legjitime. Në marrëdhëniet me qytetërimet e vjetra të Kinës e Japonisë, ata shkëmbenin mesazhe fetare dhe të mira materiale.

Me përjashtim të Brazilit, portugezët, ndryshe nga spanjollët nuk e konceptonin një perandori me posedime territoriale. Ambicia e tyre e hershme për të kontrolluar të gjithë oqeanin Indian mbështetej te jo më shumë se 3 mijë burra. Ishte krijuar një botë që mbahej nga lidhjet tregtare, me kala e porte që mbanin anije me vela që arrinin një madhësi deri në 1 mijë ton. Emigracioni ndodhte në shumë forma, vullnetarisht dhe në mënyrë të detyruar: si shërbëtorë perandorie, administrator kolonialë, ushtarë, tregtarë, misionarë apo të dënuar. Pjesa më e madhe e emigrantëve ishin kryesisht meshkuj. Në Goa ishte politikë shtetërore, që meshkujt të martoheshin vetëm me femra të zonës, duke prodhuar kështu një shoqëri unike.

Gatishmëria për të eksploruar, për të shkuar përtej limiteve të botës së njohur, mori shumë forma. Burrat shkonin në kërkim të arit, kërkonin konvertime fetare, si dhe të kryenin udhëtime të shumta, si ambasadorë, tregtarë, spiunë, kontrabandistë apo piratë. Shumë të tjerë u zhdukën nga harta fare. Në mesin e shekullit të 17, portugezët kishin pagëzuar ndoshta mbi 1 milion njerëz nga Mozambiku në Lindjen e Largët. Ata ishin më të suksesshëm në Japoni, duke kryer rreth 300 mijë konvertime derisa aktivitetet e tyre nxitën një valë ksenofobie e më pas ata u dëbuan ose u vranë.

Luis Vaz de Camoes, poema epike “Lusiads” e të cilit krijoi një mitologji rreth heroizmit dhe eksplorimit, nganjëherë ilustronte cilësitë e dëshpëruara të aventuerieristëve portugezë. Ai ishte poeti më i shëtitur i Rilindjes: një njeri që humbi njërin sy në Mark, që u internua në Lindje për një luftë shpatash dhe jetonte tepër i varfër në Goa. “Nëse do të kishte më shumë botë, ata do ta kishin zbuluar,” shkruan Camoes për eksploratorët portugezë.

Portugezët gjenin vende edhe në pjesët më të vështira të Europës. Ata shpikën skllavërinë në Atlantik. Bënin tregti me skllevërit e zinj nga Afrika Nën-sahariane. Portugezët ishin importuesit më të mëdhenj në Europë të qenieve njerëzore. Nga mesi i shekullit 16, ndoshta 10% e popullsisë në Lisbonë ishin skllevër të zinj. Ishin kërkesat për punë në plantacionet e minierat e Brazilit që nisën skllavërinë transatlantike. Pika e tregtimit Elmina, që ndodhej në bregdetin e Ganës, u bë pika e nisjes për dhjetëra mijëra njerëz. Për ta hyrja në ato anije, ishte “Dera e Moskthimit”. Shumica e skllevërve i krahasonin ato anije me arkivole. Gjysma e tyre vdiqën gjatë rrugës. Për 300 vjet, deri në 5 milion njerëz u detyruan të zhvendosen vetëm në Brazil, një emigrim kolosal ky plotësisht i pavullnetshëm.

Anijet e emigrantëve ishin burim i pashmangshëm sëmundjesh. Anijet e Gamës dhe të pasardhësve të tij mund të kenë futur sëmundjen e sifilist në Indi e Kinë. Si spanjollët ata çuan në Amerikën e Jugut, disa sëmundje të Europës, si tuberkulozi, shytat, verdhëzën etj. Lija dhe tifo ishin shkatërruese veçanërisht për popullin e Amazonës.

Zhvillimi i perandorisë komerciale portugeze në shekullin e 16, që shtrihej nga Amerika e Jugut deri në Kinë, nisi rrjetet afatgjata tregtare. Ajo pa fillimin e një sistemi që shkëmbente mallrat nëpër dy hemisferat: elefantë udhëtonin nga Sri Lanka për në Vjenë. Të gjitha mallrat kalonin përmes Lisbonës si qendër e madhe tregtare për mallrat Brenda dhe jashtë Europës. Ari dërgohej nga ndërmjetës portugezë për në Nagasaki, ku përdorej për të blerë vepra të çmueshme arti,e cila transportohej më pas në Lisbonë. Karafilat që shiteshin në Marok udhëtonin nga Indonezia Lindore, në Malacca, Cochin e pasi shkëmbeheshin me grurë në Lisbonë, vazhdonin rrugën e tyre drejt Afrikës Perëndimore. Të gjitha mallrat futeshin e dilnin nga Portugalia.

Brenda oqeaneve të veçanta zhvillohej një tregti në formë trekëndore. Mallrat qarkullonin në Oqeanin Atlantik ndërmjet Portugalisë, Angolës e Brazilit. Brenda Oqeanit Indian dhe përtej, cikli tregtar nuk i prekte të gjitha vendet amtare. Goa u bë qendër e tregtisë së Oqeanit Indian, duke lëvizur mallrat mes bregut Suahili, Gjirit Persik dhe Indisë Perëndimore. Malacca portugeze ishte qendër e një tjetër lëvizjeje tregtare duke përfshirë Kinën e Japoninë. Kur dinastia Ming ndaloi të gjitha tregtitë e jashtme, tregtarët portugezë gjetën një treg ndërmjetës tjetër midis Kinës e Japonisë, duke tregtuar mëndafsh, ar dhe porcelan nga Makao në Nagasaki, e duke u kthyer me argjend japonez dhe bakër. I dha atyre një rol fitimprurës në tregtinë e Lindjes së Largët. Portugezët kishin një rol madhor në tregtinë e arit dhe argjendit. Ata luajtën rol thelbësor dhe në zhvendosjen e argjendit spanjoll në të gjithë botën, duke arritur deri në Kinë, shtet i cili kishte preferenca për sa i përkiste metaleve, si dhe nisi një revolucion çmimesh në Indi. Portugezët futën armë zjarri në Japoni në vitin 1543 dhe prodhuan hartat e para kineze që i tregonin dy kontinentet amerikane.

Ky zgjerim i distancave për shkëmbimin e mallrave bëri që të tregtoheshin edhe bimë e ushqime. Si çdo zonë e re në botë, ekzistonte një kuriozitet i madh lidhur me florën e vendeve të reja. Puna e doktorit hebre portugez, Garcia de Orta, një botanist pionier dhe autor i librave rreth bimëve të Goa-s, ngjalli interes në Europë, nëpërmjet përkthimeve të librave të tij. Ndërsa lidhjet e perandorisë vazhdonin të rriteshin, filluan eksperimentet me tregtinë e bimëve, dhe në të shumtën e rasteve të farave të bimëve gjatë udhëtimeve. Kjo nismë dha një kontribut të madh në përhapjen e llojeve të ndryshme të bimëve dhe furnizimin me ushqime e dieta në të gjithë globin.

Ata futën erëzat nga Indokina në Brazil, duke u kthyer kikirikë e arra Kinës dhe Indisë. Shkëmbime të rëndësishme u kryen edhe përtej Atlantikut, mes Brazilit dhe Afrikës: misër, arra, patate e ëmbël etj, që udhëtonin në lindje me anijet portugeze, dhe ktheheshin nga Bregu Perëndimor i Afrikës me speca të kuq e banane. Nga Portugalia, perimet, agrumet dhe kallamët e sheqerit arritën në Botën e Re.

Ndërveprimet mes portugezëve dhe popujve të tjerë krijuan sasi të mëdha informacioni. Shekulli i parë i zbulimeve të portugezëve pa që shumë nga idetë apo vëzhgimet empirike të gjeografisë, klimës, historisë natyrore dhe kulturës të kohës së vjetër nuk ishin të vërteta. Ata stimulonin zbulime e informacione të reja, që përktheheshin në gjuhë të tjera europiane. Në vitet 1600, shkrimtarë si Richard Hakluyt dhe Samuel Purchas e transmetonin dijen e tyre portugeze në gjuhën angleze.

Në vitet 1500 kur sundonte Manueli i Parë, njiheshin në veçanti vetëm dy lloje kafshësh, një elefant i bardhë dhe një racë e rrallë rinoceronti. Ato ishin specie e para në Europë që njiheshin që nga koha e romakëve. Manueli ia dërgoi elefantin Papës nën komandën e ambasadorit të tij, Tristao da Cunha. Më pas një grup kafshësh të egra si leopardët, papagajtë apo panterat hynë në Romë për herë të parë.

Vlerësimi i botës përtej objekteve të saj, pikturat nga Japonia, punimet e ndërlikuara nga Benini, etj. zgjeruan idetë europiane të mundësive të tyre vizuale. Një vëzhgues i popullit të Sierra Leones vuri në dukje se ata janë të aftë në punën manuale. Ata arrinin të prodhonin lugë, apo çdo gjë tjetër që mund të skicohej për ta.

Dominimi komercial i Portugalisë në hapësira të mëdha të botës zgjati pak më shumë se një dekadë. Tregtia e saj shkaktoi një ndikim të rëndësishëm në kulturën afatgjatë, në ushqimin, florën, artin, historinë dhe gjuhët e planetit, së bashku dhe me anët negative: shfrytëzimin, dhunën e skllavërinë, që pasuesit e saj kolonialë trashëguan. Kur hollandezët zbuluan se Portugalia ishte rruga komerciale mes Brazilit e Kinës ata filluan ta përdorin atë.

Duke shkruar për dekadat e para të eksplorimit portugez, historian i shekullit të 16, Jaoa de Barros zbuloi se “qëllimi kryesor i mbretit Don Manuel në sipërmarrjen e këtyre zbulimeve ishte dëshira për të komunikuar me familjet mbretërore të vendeve të ndryshme, në mënyrë që të zhvillohej tregtia, një aktivitet që rezultoi të ishte efektiv për nevojat e njeriu”.

Kjo ishte origjina dhe përfitimet e tregtisë në distance të gjata: treni i arratisur i globalizimit që nisi me Vasko de Gamën.

a.s/dita

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here