Sa më e thjeshtë të jetë pija, aq më mirë është për trupin tuaj. Zgjedhja e pijeve me sheqer, natrium dhe yndyrë rëndon trupin dhe vështirëson tonifikimin. Nëse keni mundësi, gjithmonë zgjidhni pije me përbërës jo të komplikuar dhe lehtësisht të kuptueshëm.
Për një metabolizëm më të shpejtë, që ju ndihmon të largoni yndyrën e tepërt, këshillohen:
1. Ujë: Ndoshta nuk ju befason ky informacion. Uji është numri një për metabolizmin. Dietologia Serena Poon tha për Parade se uji rrit energjitë dhe shndërron yndyrën e grumbulluar në “karburant”.
2. Kafe: Dietologia Lisa Moskovitz tha për Parade se kafeina është stimulues që shpejton metabolizmin. Nëse keni uri pasi pini kafe me stomakun bosh, trupi po ju thotë: Që kafeina po konsumohet dhe është koha për të ngrënë.
3. Çaji jeshil: Moskovitz shtoi se çaji jeshil është një nga çajrat më të mirë në botë dhe ndihmon në djegien e kalorive kur trupi është fizikisht jo aktiv.