Një artist francez ka krijuar një varkë me tipare të shkëmbinjve, derisa në det duket si një shkëmb lundrues.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Julien Berthier, 46-vjeçar, nga Parisi, përdori kryesisht stiropor dhe rrëshirë epoksi për të transformuar një varkë të vjetër në atë që dukej një formim shkëmbi që u largua nga bregdeti rreth Marsejës, Francë.

Pamjet e regjistruara në qershor tregojnë varkën me emrin me emrin ‘L’invisible’, ose “E padukshmja”, që lundronte në Detin Mesdhe.

Berthier është i famshëm për krijimet e tij të çuditshme, pasi në vitin 2010 ai krijoi një varkë që dukej sikur po fundosej, por në fakt ishte një anije plotësisht funksionale; varka në ujë dukej gjysmë e fundosur. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here