Është makina e parë plotësisht elektrike nga divizioni i makinave të performancës së lartë AMG. Mercedes e quan një makineri të vërtetë për entuziastët e makinave.

Mercedes-Benz bëri një premtim të fundit se deri më 2030 do të ishte një kompani e makinave plotësisht elektrike. Sot kompania tregoi paraqitjen e parë të makinës së ardhshme elektrike AMG EQS, një makinë e shpejtë sportive e cila arrin 0-100 km/h në 3.5 sekonda dhe shpejtësi maksimale prej 250 km/h.

AMG EQS vjen me dy motorë elektrikë që prodhojë 650 kuaj fuqi. Bateria prej 400-volt ka energji të përdorshme prej 107.8 kWh, shumë më tepër sesa çdo makinës Tesla mund të ofrojë.

Mercedes thotë se ka reduktuar përmbajtjen e kobaltit në bateri me 10%. Kobalti është materiali më i kushtueshëm në bateri dhe eliminimi i tij do të thotë se makinat elektrike bëhen më të përballueshme në kosto sesa ato me karburant.

Shpeshherë është quajtur edhe si diamanti i baterive. Kjo makinë dhe të tjerat në të ardhmen nga ky divizion do të ndërtohen në arkitekturën e re AMG-EA.

Ende nuk ka një datë prodhimi e as kosto, por modeli i 2021 të EQS kushton mbi 100 mijë dollarë. Si një variant i performancës së lartë, ky model mund të kushtojë mbi 120 mijë dollarë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here