Në rajonin Biblik të Moabit në Jordani ka ndodhur një fenomen shumë i çuditshëm, teksa një pellg uji pranë Detit të Vdékur është kthyer në ngjyrë të kuqe misterioze.

Rasti i ndodhur ditën e diel ka trònditur banorët dhe çuditur shkencëtarët, teksa ngjyra i ngjan asaj të gjákut të njeriut.

Për të studiuar rastin kanë shkuar pranë vendit ekspertë nga fusha të ndryshme, por pamjet e pellgut kanë shkaktuar “tërmet” në rrjetet sociale.
Sipas shkrimeve në Testamentin e Vjetër, uji i kuq ka vetëm një domethënie, si një nga plágët që Zoti hodhi ndaj Faraonit të Egjiptit për të shpëtuar hebrenjtë nga skllavëria.

Në Bibël thuhet se Zoti e ktheu ujin e lumit Nil në gják, gjë që shkaktoi vdékjen e peshqve, natyrës dhe vuájtjen e oborrit të Faraonit për ujë, si një ndéshkim për shtypjen e skllevërve.

Një tjetër fakt interesant është që në brigjet lindore të Detit të Vdékur, ku edhe është krijuar pellgu i gjákut, ndodhen qytetet e Sodomës dhe Gomorrës, të cilët u dénuan nga Zoti për mëkatet e tyre.

Kreu i Komitetit të Ujit dhe Bujqësisë të Këshillit Al-Karak, Fathi Al-Huwaimel, tha se autoritetet janë kontaktuar për të punuar në identifikimin e burimit të ujit.

Por megjithëse shkaku i ujërave misteriozë të kuqërremtë mbetet i panjohur tani për tani sipas zëdhënësit të ministrisë së Jordanisë, Omar Salameh, disa teori janë parashtruar se pse një lagunë e izoluar nga uji i freskët mund të ndryshojë papritur ngjyrën.  

Drejtori i Bujqësisë në Luginën e Jordanit Jugor, Yassin al-Kasasbeh, tha për Royal News se ky fenomen gjendet në pellgje pranë deteve për shkak të pranisë së një lloji të caktuar të baktereve dhe algave të kuqe që duan kripësinë, e cila ndryshon ngjyrën e saj me prania e dritës së diellit.

Por kjo nuk shpjegon pse uji u skuq papritmas ndërsa pellgjet e tjera nuk kanë shfaqur të njëjtin fenomen, veçanërisht duke pasur parasysh që rajoni është i ‘rráhur’ nga dielli gjatë gjithë vitit.

Burimi: Daily Mail | Përktheu dhe përshtati: GOTA NEWS ALBANIA

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here