Kjo fotografi që mendohet se është bërë në Shqipëri në vitin 1940, duket si një pjesë e marrë nga ndonjë film bardhezi me horror.

Në të dallohet një famijë me një shpatë lodër në dorë, që ndodhet mbi një varr, që mban një kryq mbi të.

Në varreza dallohen dhe disa kryqe të tjera, çka bën të kuptohet se bëhet fjalë për një varrezë të krishterësh në Shqipëri.

Por cili është misteri i kësaj fotoje?

Çapajev Gjokutaj që e ka publikuar në Fb, shkruan:

Foto e bërë në vitin e largët 1940 në varrezat e Bogës. Vras mëndjen pse më josh kjo fotografi.

Imazhi i varrezave ngjall gjithnjë emocion: vdekje, dhimbje, mall… Gurë varri dhe kryqe, përkohësi dhe përjetësi…

Në këtë foto kuptime të tilla mbeten në periferi. Në plan të parë del fëmija. Jetim? Tek varri i nënës? Varfëri… Kryqi në dorën e tij dhe lodrat në duart e fëmijëve sot… Kush ishte dhe ku është, në se është? Nga vijmë e ku shkojmë?…

Ndruaj se, po të ishte bërë me teknikat e sotme dhe me ngjyra, nuk do të më ngashënjente kaq shumë. Mbingopje nga fotografia e celularëve? Epërsi e teknikave të vjetra? Apo ligështim nga rrjedhja pa mëshirë e kohës?…

foto

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here