Karl Heinrich Marks lindi më 5 maj të vitit 1818 në Trier, Gjermani; vdiq më 14 mars të vitit 1883 Londër, Britania e Madhe. Ishte një filozof, ekonomist politik dhe organizues revolucionar i Shoqatës Ndërkombëtare të Punëtorëve.

Ndërsa Marks merrej me një gamë të gjerë problemesh, puna e tij më e famshme analizon historinë e luftës së klasave, e përmbledhur në linjën e parë të Manifestit Komunist: “Historia e gjithë shoqërisë ekzistuese është historia e luftës së klasave.”

Sipas tij, kapitalistët, në kërkim të fitimeve edhe më të mëdha, do të shtynin ideologjinë që puna është gjë e mirë dhe argëtimi është i gabuar, dhe që vetëm gjërat materiale na bëjnë të lumtur.

Ai parashikonte se kapitalizmi nuk do t’i lejonte punëtorët të kishin kënaqësi nga puna.  Ai u përfshi me Lidhjen Komuniste, një grup i vogël intelektualësh që donin ta rrëzonin sistemin e klasave dhe ta shpërndanin pasurinë në mënyrë të barabartë.

Kur vdiq, në vitin 1883, në funeral i shkuan vetëm 11 persona. Idetë e tij lulëzuan vetëm pas vdekjes.

Bazuar në idetë e marksizmit, erdhi komunizmi, krijimi i një shoqërie të drejtuar nga shteti e ku të gjithë janë të barabartë.

Marksi kishte parashikuar se kapitalizmi do të bënte që të pasurit të bëheshin edhe më të pasur e të varfrit të mbeteshin po të varfër.

Marksi gaboi dhe nuk parashikoi dot aftësinë e kapitalizmit për t’u reformuar në mënyrë të vetvetishme, duke krijuar sisteme sociale që e rishpërndajnë pasurinë nëpërmjet taksave.

Edhe pse nga Marksi ka ende për të mësuar, zgjidhja që ofronte ishte më e keqe se sëmundja ekzistuese.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here