Aforizma nga Aristofani (456-386 para Krishtit)

Njeriu mund ta mësojë mençurinë madje edhe nga një armik.

Atdheu i njeriut është kudo që ai përparon.

Karakteristikat e politikanit popullor: një zë i tmerrshëm, një edukim i keq dhe një sjellje vulgare.

Bëmat e liga burojnë nga shkaqe të liga.

Mendimet e larta duhet të shprehen me gjuhë të lartë.

Uria nuk njeh asnjë mik përveç atij që e ushqen.

Le të ushtrojë çdo njeri atë art që njeh.

Dashuria është thjeshtë emri i dëshirës dhe kërkimi i së tërës.

Njerëzit me mend shpesh mësojnë nga armiqtë e tyre. Nga armiqtë e tyre dhe jo nga miqtë e tyre qytetet mësojnë të ndërtojnë mure të larta dhe anije lufte.

Hape gojën, mbylli sytë dhe shiko çfarë do të të sjellë Zeusi.

Shpejt ma sill një gotë verë, në mënyrë që ta njom mendjen dhe të them diçka të zgjuar./Elida Buçpapaj

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here