Categories: KULTURË

Fjalët që bota i ka huazuar nga gjuha arabe

Arabishtja është në mesin e pesë gjuhëve më të popullarizuara në botë, ku 400 milionë njerëz e flasin këtë gjuhë.
Gjithashtu kjo gjuhë është edhe ndër më të lashtat, gjë që e bën të ketë kuptim fakti se shumë fjalë bota i ka trashëguar nga gjuha arabe.

Ja disa nga këto fjalë:

Alkooli

Alkooli është ndër fjalët më të përdorshme ditët e sotme dhe rrjedhë nga fjala arabe al-kuhl (bojë për qepalla), e cila është si formë elajneri.
Për shkak se ajo kozmetikë bëhej përmes një procesi të ekstraktimit nga një mineral, kimistët evropianë kishin filluar t’iu referoheshin çdo produkti që përfshinte ekstraktim apo distilim si alkool.

Algjebra

Kjo fjalë vjen nga fjala arabe al-jabr, e cila e përshkruan ribashkimin e pjesëve të thyera/ndara dhe ka filluar të përdoret në librat arabik mësimorë të matematikës. Emri i autorit kishte qenë al-Khwarizmi – emër i cili ishte kthyer në termin matematikor të njohur si algjebra.

Kafja

Arabia kafen e ka marrë nga Afrika lindore dhe e ka quajtur atë qahwah. Pastaj kafja kishte shkuar në Turqi, ku ishte emëruar kahve, pastaj italianët e kishin quajtur caffe, dhe në fund britanikët e kishin emëruar si coffe.

Zero

Matematicienti italian Fibonacci ua kishte prezantuar evropianëve konceptin e numrit zero në shekullin e 13’të. Ai ishte rritur në Afrikën Veriore dhe e kishte mësuar fjalën arabe sifr – domethënia e së cilës ishte “asgjë” ose “e zbrazët”. Ai e kishte ‘latinizuar’ atë si zephrum, dhe pastaj italianët e kishin emëruar si zero. Për shkak se numrat romakë nuk mund ta shprehnin këtë numër, ai e kishte huazuar numrin nga arabishtja, ndërsa tani të gjithë numrat njihen si numra arabë.

In For Culture

Recent Posts

5 ushqimet më të shëndetshme të vjeshtës

Vjeshta është stina ideale për shumë fruta, zarzavate peshk, ushqime të nëntokës të cilat mund…

3 mins ago

Ambiciet e italianëve, gjermanëve, kroatëve dhe serbëve për tokat e Sanxhakut

Shkruan: Ismet Aziz Shqiptarizim të popullsisë autoktone, joserbe, në Sanxhakun e Pazarit të Ri, qarqet…

20 mins ago

12 fjalë shqipe që 90% i shkruajnë gabim

“Gjuha, në të vërtetë, është pasuria jonë më e madhe…” – ka thënë dikur Rexhep…

32 mins ago

Si të Kuptoni nëse keni gurë në veshka – çfarë duhet të bëni

Gurët në veshka janë depozita mineralesh dhe kripërash që formohen në brendësi të veshkave. Prania…

41 mins ago

Gjurmët arkeologjike në fshatin Peshter dhe Brus

Shkruan: Qazim NAMANI Dr.Arkeologji/Trashëgimi KulturoreGjurmët e punimeve minerare në rajonin e Ulpianës Gjurmët e para…

2 hours ago

PA kimikate: Si ta zhdukësh nuancën e verdhë te rrobat e bardha

Me shumë mundësi edhe kjo verë ju ka gjetur me një mal rroba të bardha…

3 hours ago