Kulmaka është mal në rrethin e Skraparit pjesë e vargmalit Tomor – Kulmakë – Miçan.
Maja më e lartë është: Kulmaka (2161 m).
Relievi është i thyer me shpate të pjerrëta dhe shumë të thepisura në Lindje dhe më të buta në Perëndim.
Kurrizi i Kulmakës është i sheshtë me plot forma gropa e hinka.
Bimësia drusore mbi lartësinë 1700 m është e varfër (dëllinjë e zezë, ah dhe lajthi).