6.1 C
Pristina
Thursday, September 23, 2021
Home RETROSPEKTIVË Çfarë ndodhi brenda mureve të shkollës së bashkuar të oficerëve në shkurt...

Çfarë ndodhi brenda mureve të shkollës së bashkuar të oficerëve në shkurt të ’91 në Tiranë?

sh-Drejtori i Arkivës në Ministrinë e Brendshme, Kastriot Dervishi, ka publikuar një histori të shkurtit të vitit 1991, që përkon me datën e rebelimit të Shkollës së Bashkuar të Oficerëve në Tiranë.

Përmes një shënimi në Facebook, Dervishi shkruan se kur ushtria del nga binarët e merret me punët e politikës, ky veprim quhet grusht shteti.

Ai thekson se edhe në shkollën që përgatiste oficerë, pikërisht në shkurt të ’91 u demonstrua një veprim i afërt me grushtin e shtetit, por që nga presioni i qytetarëve të Tiranës nuk e kapërceu dot murin e rrëthimit të kësaj shkolle.

Sipas tij, Tirana e asaj kohe ishte në shumicë antikomuniste.

“Ngjarjet në këtë shkollë, si kërcënim ndaj demokracisë së re u zhvilluan më 21-23 shkurt 1991. Këto ngjarje hapën ciklin e shpërthimit enverist të fundit të shkurtit të zhvilluar në disa provinca të vendit. Kishte mbi 1 muaj që Ministria e Mbrojtjes, aparati ushtarak i Komitetit Qendror dhe krejt Dega e Sigurimit të Ushtrisë e Drejtorisë së Parë të Sigurimit të Shtetit ishin vendosur në shkollë”,- citohet nga shënimi i Dervishit.

Postimi i plotë:

Rebelimi i Shkollës së Bashkuar të Oficerëve

Kur ushtria del nga binarët e merret me punët e politikës, ky veprim quhet grusht shteti. Edhe në shkollën që përgatiste oficerë, në shkurtin e vitit 1991 u demonstrua një veprim i afërt me grushtin e shtetit, por që nga presioni i qytetarëve të Tiranës nuk e kapërceu dot murin e rrethimit të kësaj shkolle. Kryeqyteti në atë kohë ishte në shumicë antikomunist.

Pas rrëzimit të shtatores së diktatorit, shkolla kaloi në gatishmëri nr.1. Të nesërmen, shefi i Shtabit të Ushtrisë i kërkoi mendim trupës pedagogjike dhe komanduese nëse ishin për mbrojtjen e shtatores së shkollës që mendohej të vendosej në sheshin e kryeqytetit.

Ngjarjet në këtë shkollë, si kërcënim ndaj demokracisë së re u zhvilluan më 21-23 shkurt 1991. Këto ngjarje hapën ciklin e shpërthimit enverist të fundit të shkurtit të zhvilluar në disa provinca të vendit. Kishte mbi 1 muaj që Ministria e Mbrojtjes, aparati ushtarak i Komitetit Qendror dhe krejt Dega e Sigurimit të Ushtrisë e Drejtorisë së Parë të Sigurimit të Shtetit ishin vendosur në shkollë.

Në mëngjes të datës 22 shkurt krijohet në Akademinë e Shtabit të Përgjithshëm komisioni për vendosjen e shtatores në qendër me ultimatume drejtuar forcave politike qeverise etj. Në orën 15.30 të kësaj dite nëpërmjet një mitingu të madh, nën vringëllimën e armëve e thirrjet “Shqipëri-Enver, jemi gati kurdoherë” e duke kënduar këngën “Enver Hoxha tungjatjeta”, u kërcënua në mbrojtje të emrit të diktatorit.

Të gjithë folësit kërkuan rivendosjen e shtatores së diktatorit në shesh. Pas mitingut grupi u shtua edhe me ushtarakë nga shkollat e tjera ushtarake. Komisioni enverist kërkoi nëpërmjet një peticioni që “figura e Enver Hoxhës të vendoset menjëherë me anën e një referendumi mbarëpopullor dhe ajo të vlerësohet ashtu siç e do populli”.

Kundra grupit enverist kanë qenë pedagogët e shkollës që vlejnë të përmenden: Bujar Nishani, Hysen Arapi, Andrea Çupa, Bajram Hysa, Teuta Bubsi, Halil Hyseni dhe disa studentë, një grup i specifikuar si kundërshtarë edhe nga vetë autoritetet e Ministrisë së Mbrojtjes në atë kohë.
Në përfundim të këtyre ngjarjeve, u vranë një polic ushtar dhe 2 persona jashtë rrethimit të shkollës. U plagosën me armë zjarri 15 persona, një polic shërbimi në krye të detyrës, 10 persona jashtë rrethimit, 3 persona në banesat e tyre e 1 kalimtar. Të plagosur rëndë ishin 4 veta. Organet e punëve të brendshme ndaluan e kallëzuan në hetuesi 92 persona.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Letrat e pabotuara, si Alois Hitler e nxiti djalin e tij të bëhej përbindëshi që e njohin të gjithë

Figura e Adolf Hitlerit, vazhdon të mbetet një temë e rëndësishme e diskutimeve në mjedisin e sotëm akademik. Në fillim të këtij...

Figura e shtrembëruar e Ali Pashë Tepelenës në dramaturgjinë perëndimore

Refik Kadija Vdekja tragjike e Ali Pashë Tepelenës më 25 janar 1822 bëri jehonë në Evropë dhe nxiti interesin...

A duhet të bëhet doza e tretë e Pfizer, FDA del me rekomandim: Vetëm për personat e kësaj moshe

Një komitet i Administratës Amerikane të Ushqimit dhe Barnave hodhi poshtë kërkesën e kompanisë Pfizer për të injektuar në masë një dozë...

Arkeologët rrugës për të gjetur një qytet antik të zhdukur në Meksikë

Gjurmë të fshehura të një qyteti të madh antik në Meksikë janë zbuluar pasi që LIDAR (Zbulimi me anë të laserit të...

Recent Comments